Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedoni, vandalët fshijnë gjuhën shqipe nga tabelat e rrugëve

Përveç krizës së thellë politike ku është futur vendi, në Maqedoni duket se janë rritur edhe tensionet etnike.

Pas protestave kundër gjuhës shqipe, gjatë natës së djeshme maqedonasit kanë fshirë edhe tabelat në gjuhën shqipe në disa rrugë.

Autorët duket se janë mbështetës të partisë VMRO-DPMNE, pasi në disa tabela është shkruar emri i kësaj partie.

Pas publikimit të lajmeve në media, ministria e Brendshme ka nisur hetimet, por si gjithmonë kur bëhet fjalë për vepra në dëm të shqiptarëve vështirë që do të gjenden autorët.

Please follow and like us: