Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel do bëjë vizitë zyrtare në Rusi

Angela Merkel ka parashikur të zhvillojë një vizitë në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi këshilltari i Kremlinit, Juri Peskov. “Ne kemi rënë dakord për datën”, deklaroi Ushakov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, pa dhënë më shumë detaje. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov theksoi se administrata presidenciale ruse do të njoftojë datën e vizitës së Merkel në po të njëjtën ditë me kancelarinë gjermane. “Merkel dhe Putin do të diskutojnë sigurisht për Ukrainën”, sipas Peskov. Gjatë vizitës në Moskë më 9 mars të shefit gjerman të Diplomacisë, Sigmar Gabriel, Putin kishte deklaruar se priste vizitën e kancelares federale. Merkel nuk ka qenë në Moskë që prej 10 majit 2015, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ishin në kulmin e tyre për shkak të konfliktit ukrainas. Ajo nuk mori pjesë në paradën ushtarake të 9 Majit me rastin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Ashtu si ajo, edhe disa vende perëndimore i bojkotuan këto festime për të protestuar kundës aneksimit të Krimesë nga Moska.

Please follow and like us: