Ngjela : “Rama të japë dorëheqjen, të zhbllokojë vetingun. S’dihet fati i zgjedhjeve…”
Nese ish-kryeministri Sali Berisha me ane te vetingut do te ndiqej penalisht, opozita do te forcohej dhe nuk dihet fati i zgjedhjeve, ndaj edhe kryeministri Edi Rama nuk e do zbatimin e vetingut per Berishen dhe Bashen. Keshtu mendon avokati i njohur Spartak Ngjela i cili ne nje status ne rrjetet sociale shkruan:
“Po çfarë halli paska Rama për këta te dy?
Ne fakt ka hallin e vet, sepse Rama e di që, po u votua vettingu, Lulëzimi dhe Saliu nuk janë më ne krye te PD-së , se penalizohen menjëhere.
Po, perse nuk e dëshiroka Rama këtë?
Sepse Rama ka frike. Ai mendon se po te mos jenë Lulëzimi dhe Saliu në krye te PD-së, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet. Ai të gjithe shpresën e ka varur te qenia e këtyre të dyve, të cilët përbuzen sot nga shqiptarët”.
STATUSI I PLOTE I NGJELES:
Vetingu dhe Reforma në Drejtësi është domosdoshmëri e ecurisë drejt një shteti të drejtë shqiptar. A e do kryeministri shqiptar këtë?
I.
Sot shteti shqiptar nuk ka një ekzistencë reale: ai ështe i pakontrolluar. Një shtet i pakontrolluar, eshte një shtet abuziv. Kudo qoftë ai.
Sali Berisha që kryeson abuzimin dykrahësh shqiptar: në Parlament dhe në pushtetin gjyqësor, ështe në cakun e fundit të ekzistencës politike, sepse, miratimi i vetingut, i eliminon edhe atë dhe Bashën për t’i çuar drejt goditjes penale. Por, a e dëshiron kryeministri aktual këtë? Shenjat tregojnë se ai nuk e dëshiron, sepse pas eliminimit të Berishës, forcohet opozita dhe nuk dihet fati i zgjedhjeve.
Por ky është thjesht një mendim naiv, sepse, pa Reformën në Drejtësi, pushteti politik në Shqipëri ështe një kandil që po i mbaron vaji. Katër vjet Rama beri një vrimë në uje, pikërisht pse nuk kishte vaj kandili i tij.
Atëherë, përse e do pushtetin ky kryeministër? Pushteti i tij nuk vlen pa Reformën në Drejtësi, dhe Reforma nuk fillon dot pa vetingun. Saliu ndërkohë ka bllokuar procedurën dhe, që ta zhbllokojë këtë, kërkon dorëheqjen e Ramës,, sepse e paracakton këtë si patologjik që nuk e do as ky vetingun. Por, çfarë ndodh nëse Rama e jep dorëheqjen? Sigurisht që fiton vetingu dhe eliminohet nga skena Sali Berisha.
Il.
Kryeministri Rama, po nuk e nxori dot vetingun, përse i duhet Shqipërisë? Nëse ai nuk e arrin dot vetingun me PDIU-në në Parlament, duhet të japë dorëheqjen që të fundosë me vetingun, Bashen dhe Saliun. Por kjo nuk ështe një çeshtje e thjeshtë. Po ja se cilat janë pyetjet dhe përgjigjet e kësaj çedhtjeje:
Rama nuk e jep dorëheqjen se nuk shqitet dot nga kolltuku i kryeministrit për dy muaj; apo ka hallin e Lulëzimit dhe të Saliut?
Rama duket se ka halline këtyre te dyve.
Po çfarë halli paska Rama për këta te dy?
Ne fakt ka hallin e vet, sepse Rama e di që, po ù votua vetingu, Lulëzimi dhe Saliu nuk janë më ne krye te PD-së , se penalizohen menjëhere.
Po, perse nuk e dëshiroka Rama këtë?
Sepse Rama ka frike. Ai mendon se po te mos jenë Lulëzimi dhe Saliu në krye te PD-së, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet. Ai të gjithe shpresën e ka varur te qenia e këtyre të dyve, të cilët përbuzen sot nga shqiptarët.
Po ky Rama qënka femijë në politikë: nuk të duket kështu për faktin që mendon kështu?
Po, sepse ai nuk e ndan dot dëshirën për pushtet nga angazhimi për shoqërinë në drejtim të shtetit. Rama nuk e sheh dot këtë ngaqë nuk e koncepton dot. Eshtë kjo paaftësi fëminore e Ramës që e ka mbajtur Saliun në pushtet që nga Gerdecii e deri tani.
Po si do t’ia bëjë Rama, se amerikanët duan vetingun, dhe propozimin tre me tre për komisionin që po pritet të ngrihet e ka bërë Rama?
Aaa…ketu… that is the rub… ka thene Shekspiri: këtu gjithçka ndalon. Prandaj, për vetingun duhet të japë dorëheqjen qe të fundosë edhe Saliun edhe Lulzimin. Sepse politika amerikane nuk e toleron në këtë pikë. Kot sorrollatet Rama të shpëtojë Saliun. Nuk ka rrugë tjetër, po kërkojë të shpëtojë Saliun dhe Lulzimin, do të ikë dhe vetë me gjithsejt.
III.
Çdo kohë politike e trazuar ka një “kusht pa të cilin” që, po nuk e respektove, mbaron ekzistenca jote politike. “Kushti pa të cilin”, në këtë kohë politike sot në Shqipëri, ështe vetingu i cili duhet miratuar para zgjedhjeve.
A do ta kryejë dot Rama? Po nuk e bëri Rama, duhet të hyjë në lojë forca e politikës amerikane. Vetingu eshte sot domosdoshmëri e intresit shqiptar dhe interesit amerikan në Ballkan: vetingu, po të mos bëhet me Ramën, do të bëhet me forcën e politikës amerikane; sepse, kundër Reformës shqiptare sot nuk ështe vetëm Saliu: kundër saj janë edhe Beogradi edhe Moska edhe Athina. KUNDËR saj është i gjithë antiamerikanizmi ruso-ballkanik. Kjo ështe arsyeja që ajo do të behet, do apo nuk do Rama. Ky ështe kushti. Rama duhet t’i përmbahet kushtit.