Albspirit

Media/News/Publishing

Plas sherri, Agron Tufa- Dritan Hilës: Çfarë bënte babai jot hetues i diktaturës me femrat?

Propozimi i Agron Tufës për të ndaluar filmat e regjimit komunist vijon të prodhojë debat. Dje ishte gazetari Dritan Hila i cili pasi mori në mbrojtje Diana Çulin, e cilësoi Tufën si pjesë e kulturës së plehrave.

Ndërkohë, vetë Tufa ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ku e quan Hilën një krimb plehu, teksa i kujton edhe kohën kur i ati i tij hetues i diktaturës torturonte femrat.

Statusi i Tufës

Kritik letrar apo Barbar në Kopsht

Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe … mender me thanë… Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat.

Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit tim – “Tenxherja”, (nderuar me çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten.

Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar.

Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:

S’i hahet, s’i pihet,

Numëron tespihet.

Çdo mëngjes Dritangut

I del njëra mangut.

Po mjaft! Se ç’përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: “A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?”. Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!

agron tufa status

 

Please follow and like us: