Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA kërcënon hapur Korenë e Veriut: Na humbi durimi, nëse vazhdoni akoma…

Politika amerikane e “durimit strategjik”, me Korenë e Veriut ka përfunduar. Deklarata e fortë u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë vizitës që zhvillon në Korenë e Jugut.

“Të gjitha opsionet” janë në tavolinë dhe SHBA është duke vepruar dhe shqyrtuar gjithçka, që nga masat diplomatike tek ato të sigurisë dhe ekonomike, tha ai.

Koreja e Veriut ka ngjallur shqetësim me testin e fundit të lancimit të raketës bërthamore.

Tillerson foli menjëherë pas vizitës në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë, duke pranuar se do të shqyrtohet edhe opsioni ushtarak.

Please follow and like us: