Twitter zgjeron transmetimin live
Mbi videot direkte Twitter nuk dorëzohet, dhe ka sfidën e radhës në Facebook: sipas faqes The Information, mikroblogu përgatitet për të hapur një platformë direkte për kompanitë mediatike.
Publikimi do të bëhet javën e ardhshme, bashkë me detajet mbi bashkëpunimet e para. Kompanitë mund të bëjnë video direkte në Twitter pa qënë nevoja të kalojnë në Periscope, aplikacioni i rrjetit social që po integrohet më së miri.
Deri tani për të bërë transmetime direkte në Twitter duhet të kishte marrëveshje ad hoc, por me këtë vendim shoqëria i jep mundësi kompanive të hyjnë në lidhje direkte sa herë të duan. Ky opsion do të jetë fillimisht për sektorin e lajmeve.
Twitter në SHBA ka eksperimentuar evente të ndryshme me transmetim direkt, sidomos sport.