Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Norman: Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe, të luftohet krimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka deklaruar se shqiptarët kontrollojnë 50 për qind të tregut të kokainës në Britani. Ai deklaroi se burgjet në Britani janë të mbushur më shumë me shqiptarë. “Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu. Shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të të burgosurve në burgjet e Britanisë si dhe shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha që hyjnë ilegalisht në Britani. Shqiptarët tentojnë që të bëjnë gjerat mirë dhe një nga këto gjera është edhe krimi”, u shpreh Norman. Ambasadori Norman tha që ky është një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqendrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik, Norman. Ambasadori britanik tha se Britania do të japë fonde për rajonin, pjesë do të jetë dhe Shqipëria. Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për ne dhe siç e ka thënë kryeministrja, Britania e Madhe do të jetë mirëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e procesit të Berlinit. Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë”, u shpreh ambasadori britanik.

Please follow and like us: