Ben Blushi: Akord PD-PS për qeveri teknike
Deputeti Ben Blushi ka treguar sot në një konferencë me gazetarët se qeveria teknike do të ndodhë brenda 2 deri në 3 javësh. Sipas tij, PD dhe PS po negociojnë në prapaskenë dhe do të arrijnë marrëveshjen për qeverinë teknike. Në këtë mënyrë, sipas Blushit, PDja do të hyjë në Kuvend të votojë vetingun. Por Blushi tha sot se LIBRA nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie teknike.
Please follow and like us: