Albspirit

Media/News/Publishing

Debati/ Shamia e muslimaneve përplas “New York Times” me “Le monde”

Një vendimi i gjykatës europiane për mbajtjen ose jo të shamisë në mjediset e punës ka përplasur me dy qëndrime të kundërta editoriale gazetat e mëdha New York Times (ShBA) dhe Le Monde (FR). Gjykata e vendosur në Luksemburg mori në 14 mars dy vendime që do të lenë shenjë në historinë e jurisprudencës.

Ajo vendosi që një ndërmarrje ka të drejtë t’i pengojë punonjësit e saj të mbajnë shenja të dukshme të përkatësisë fetare gjatë orarit të punës. Ky vendim që lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e shamisë nga gratë muslimane u nis nga disa raste që kanë ngjallur një debat të madh në public. Në Belgjikë një recepsioniste u pushua nga puna sepse ajo i tha shefit të saj se do të mbante shaminë gjatë orarit të punës. Po kështu në Francë një informaticiene me shami u largua nga posti i saj pasi një klient u ankua për shenjën e dallueshme fetare që ajo mbante.

Mirëpo pas këtij vendimi New York Times shkrimin e të cilir Lapsi.al e lexoi, nuk ngruroi të shprehte gjithë kritikat e tij për këtë vendim. Duke theksuar se ai ishte një vendim që merrej në sfondin e zhvillimit të “ndjenjave antimuslimane” dhe me frikën e zgjedhjeve ku ekstremistët e djathtë po ngrihen, gazeta e New York theksonte se këto vendime japin mesazhin e gabuar dhe se ato konfirmojnë tezat e nacionalistëve.

Por menjëherë ka qenë reagimi i gazetës sekulare Le monde. “Na falni të nderuar kolegë por është krejtësisht e kundërta, sepse ata që duan ti fryjnë ndenjave antimuslimane përfitojnë më shumë nga situatat e paqarta” (Perkthimi Lapsi.al) shkruante e përditshmja pariziane. Sipas saj ky vendim ishte i dobishëm sepse ai i jepte të drejtë ndërmarrjeve të vendosnin për kodin e veshjes së punonjëve të tyre duke i imponuar atyre një neutralitet në veshje që nuk është diskriminues. Kjo sipas Le Monde ruante edhe neutralitetin e ndërmarjes karshi klientëve të saj shkruante gazeta që përpiqej të demontonte homologët e vet amerikane.

Please follow and like us: