Hiedi Lushtaku: Ja kush e ka rrëmbyer zemrën time
Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku është një ndër femrat më të hijshme shqiptare që e ka nisur karrirën muzikore shumë herët, në moshën trembëdhjetë vjeçare është ftuar për të bërë një reklamë për fëmijë. Qysh atëhere dhe më pas ka arritur një varg suksesesh në fushën e modelimit dhe ka qenë shumë e preferuar për të qenë imazhi i reklamave nga firma prestigjioze në Zvicër dhe në Francë. Për disa kohë ajo punoi edhe si modele në Azi duke reklamuar kompani të ndryshme, përfshi edhe firmën e njohur “Honda”. Zonjusha Lushtaku ka qenë finaliste e “Miss Zvicra 2013” dhe pjesëmarrëse deri në finale në veprimtarinë “Dancing with the stars”.
Kush është Heidi Lushtaku?
Heidi Lushtaku ësht një vajzë e thjesht dhe pozitive. Pasioni im është sporti. Kohën e lirë e kaloj me familjen time. Endrra ime është për të bërë një jetë klasike dhe për të krijuar familjen time.
Kur ka nisur karriera juaj artistike?
Karriera ime ka nisur në Zvicër. Kam dashur të merrem me dy profesione të tjera, por befas në një moshë fare të vogël më ka ardhur një ftesë për një reklamë fëmijësh, të cilën e realizova me qejf dhe që më hapi rrugë për pjesëmarrje të tjera më të mëdha dhe më të rëndësishme.
Fillimisht jeni marrë me modeling; përse kjo zgjedhje?
Babi im është këngëtar tradicional dhe ai më mbështet shumë sepse ne të dy kemi shpirtin e artistit në familje. Kur kam qenë e vogël enëdrra ime ka qenë që të bëhesha këngëtare ose aktore, por edhe modelingu më ka pëlqyer dhe më ka tërhequr veçanërisht. Ftesa ime e parë më ka ardhur për të punuar në botën e yjeve kur ka qenë 13 vjeç. Ishte një kërkesë që më ka befasuar për një reklamë si modele për fëmijë dhe kjo ka qenë zanafilla e rrugës sime të artit.
Si modele, në cilat evente keni marrë pjesë?
Qysh nga mosha trembëdhjetëvjeçare e më pas kam marrë pjesë në disa evente dhe në secilën prej tyre kam pasur një kontratë bashkëpunimi. Kështu mund të përmend atë me “Nespresso”, “Moet & Chandon” dhe me mjaft kompani të tjera.
Teleshikuesit shqiptarë ju kanë parë gjithashtu në një veprimtari kërcimi në Tiranë, çfarë përjetuat edhe nga ky event?
Ka qenë një eksperiencë unike dhe fantastike. Jam shumë e lumtur që kam përjetuar këtë eksperience. Kam mësuar aq shumë në kërcim, kam përmisuar shumë shqipen time, kam mësuar si shkon showbiz në Shqipëri, kam mësuar kulturën dhe mentalitetin shqiptar që nuk e kam njoh aq shumë sepse unë vij nga Kosova dhe pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në Zvicër. Jam shumë krenare që kam arritur deri në finale se ka qenë me të vërtet shumë e vështirë fizikisht dhe moralisht për mua pasi kam jetuar në një hotel në Tiranë për rreth 3 muaj pa familjen dhe pa shoqërinë time më të ngushtë.
Ndërkaq jeni imazh i disa firmave të njohura ndërkombëtare, në cilat konkretisht?
Siç e pohova edhe pak më lart profesioni im më i rëndësishëm është modelimi. Aktualisht jam e angazhuar në disa kompani, mes të cilave “HERA”, “CLINIC LEMANIC”, “VALLEE”, “SWISS BEAUTY TRAINING”, “LAURENT MEMBREZ” “NESPRESSO”. Gjithashtu dua të them se punoj për disa firma modelimi dhe për disa revista të njohura.
Jeta intime e bukurosheve është gjithnjë nën këmbënguljen e padurueshme të paparacëve dhe gazetarëve, a ka ndodhur dhe me ju kjo gjë?
Jo sepse e ruaj shumë jeten time private. Skandalet i urrej dhe nuk preferoj të bashkohem me një personazh të famshëm për të arritur synimet e mia. Jeta ime private dhe imazhi im ka shumë rëndësi për mua. E di se jam fytyrë publike dhe gjithkush, fansat dhe gazetarët duan të dinë për jetën time private. E kuptoj shumë mirë këtë gjë, por për të treguar krejt jetëm time intime mua nuk më mbetet gjë tjetër dhe për këtë arsye e ruaj shumë.
Shpesh ndodh që të jeni lajm i parë i bujshëm në mediat vendase dhe ndërkombëtare, si ndiheni në atë moment?
Më vjen shumë mirë, ndihem shumë krenare dhe më jep shtysë dhe motivacion për të punuar më shumë dhe për të arrtiur më lart.
Jeta intime e Heidi Lushtakut, çfarë mund të thuhet për publikun dhe çfarë jo?
Mediat dhe fansat kanë treguar shumë interes për të ditur nëse jam beqare ajo dhe pse e ruaj këtë status. Gjithmonë e kam treguar realitetin dhe nuk kam fshehur asgjë. Por tani për herë të parë mundem të them në media se zemra ime është marrë, por nuk dua të jap më shumë detaje.
Në mbyllje të intervistës, mesazhi juaj për shqiptarët?
Dua t’i falenderoj krejt shqiptarët që më kanë mbështetur në “Dancing with the stars” dhe në “Miss Zvicra” dhe gjithë fansat dhe ata që më ndjekin në facebook u them: Ju dua shumë!
30 gusht 2015
Please follow and like us: