Albspirit

Media/News/Publishing

Jean­Claude Juncker: Lufta tregtare SHBA-BE do ishte katastrofike

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean­Claude Juncker ka paralajmëruar se lufta tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, nuk do të ishte e mirë për asnjërën palë. I pyetur nga gazeta gjermane, Bild am Sonntag,se nëse Evropa mund të përballojë një “luftë tregtare” me Shtetet e Bashkuara, Junker tha se “lufta tregtare nuk është e mirë për interesat e BE­së e as të SHBA­së”.

Ai tha se duhet marrë seriozisht komentet proteksioniste e bëra nga administrata e presidentit Donald Trump. Ditë më parë, Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se adminsitrata e Trumpit nuk ka dëshirë që të futet në luftë tregtare por tha se është e nevojshme që marrëdhëniet për tregtare të rishikohen. Trump ka akuzuar Japoninë se ka ulur vlerën e monedhës kombëtare me qëllim që t’i krijojë avantazh eksporteve të vendit.

Please follow and like us: