Manjani sulmon Tahirin: Këta janë punonjës policie apo militantë partie?
Vendimi i Ramës për largimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, nuk është pritur mirë nga punonjësit e policisë.
Në forma të ndryshme, ata kanë shprehur trishtimin për largimin e Tahirit por njëkohësisht dhe vlerësime e falenderime.
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status të tij në twitter ka reaguar lidhur me këtë reagim dhe qendrim të punonjësve të policisë.
Sipas Manjanit, kjo është policia që nuk duam.
“Policia e cilit vend të NATO-s falenderon ministrin?! Këta janë punonjës policie apo militantë partie? Kjo është policia që nuk duam!”, shkruan Manjani në rrjetin social.
Please follow and like us: