Albspirit

Media/News/Publishing

Mustafa kundër Thaçit: S’ka ushtri pa u koordinuar me NATO-n e Amerikën

Për herë të parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për nismën e Hashim Thaçit për transformimin e FSK-së në Ushtri nëpërmjet ndryshimeve Ligjore. Ai është shprehur se s’do të ketë formim të ushtrisë pa u koordinuar me Amerikën dhe NATO-n.

“Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa në përvjetorin e LDK-së në Podujevë.

Presidenti Thaçi e ka dërguar Projekligjin në Parlament, ndërsa, ka shkuar edhe në Qeveri për miratim. Ende nuk është kthyer ky dokument te deputetët për votim.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s kanë kërkuar që ushtria të formohet duke bërë ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen edhe votat e pakicave.

Please follow and like us: