PS dhe PPSH regjistrohen në zgjedhje, por LSI-ja ende jo. Zbulohen dokumentet e KQZ-së
Partia Socialiste e ka depozituar tashmë kërkesën e saj zyrtare pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si subjekt në garën elektorale të 18 qershorit.
Burime nga ky institucion pohuan zyrtarisht për “BalkanWeb” se kërkesa e PS-së do shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e ditës së hënë të KQZ-së duke vënë në dispozicion edhe një kopje të projekvendimit që pritet të miratohet në 20 mars. Në të njëjtën ditë mësohet se pranë KQZ-së do të rregjistrohet edhe Partia e Punës së Shqipërisë me kryetar Muharrem Xhafën.
Por mësohet se ndryshe nga PS dhe PPSH, Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë KQZ-së për t’u regjistruar në garën elektorale të 18 qershorit edhe pse është ende brenda afatit ligjor (9 prill 2017).