Albspirit

Media/News/Publishing

Rama kujton betejën e Mashkullorës

 

Në rubrikën e sotme “Amacord”, kryeministri Edi Rama ka kujtuar betejën e Mashkullorës.

“Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores. Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920. Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar ”, shkruan Rama, që pas grekëve, provokon kështu edhe turqit.

Please follow and like us: