Albspirit

Media/News/Publishing

Rama- Meta, takim kokë më kokë në periferi të Tiranës

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta janë parë të hyjnë mëngjesin e sotëm në bar-restorant “Sofra e Ariut” në Rrugën e Elbasanit. Takimi është tentuar të mbahet larg syve të medias dhe publikut.

Mësohet se nuk ka qenë asnjë prej bashkëpunëtorëve të tyre në këtë mëngjes pune. Takimi kokë më kokë Rama-Meta mësohet se ka zgjatur rreth një orë (09:00-10:00). Nuk dihet ende asgjë se çfarë është diskutuar, ajo që dihet është se ata takohen në një situatë mjaft të tensionuar politike.

Dhe kjo jo vetëm prej çadrës së PD që nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa qeveri teknike. Dje dhe sot janë shënuar përplasje publike në distancë mes eksponentëve kryesorë të PS-LSI.

Deklarata e Tahirit ka qenë shumë e ashpër ndaj Luan Ramës dhe LSI-së në tërësi, duke i quajtur hiena që kërkojnë dështimin e PS në zgjedhje. Nuk dihet sa do zgjasë bashkëqeverisja, por shumë zëra thonë se koalicioni nuk e ka të gjatë.

Please follow and like us: