Rey Tillerson viziton sot Kinën
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka arritur në Kinë, që është ndalesa e fundit në turneun në Azinë Lindore. Më 17 mars, Tillerson ka adresuar shqetësimet për Korenë e Veriut. Ai ka thënë se aksionet ushtarake “janë opsion në tavolinë”, nëse kërcënimi nga Pheniani rritet.
Presidenti Donald Trump ka shkruar në Twitter se Koreja e Veriut është duke u sjellur “shumë keq”. Ai ka shtuar se Pekini, aleati kryesor i Phenianit, ka bërë “pak për të ndihmuar”.
Tillerson ka thënë se politika e “durimit strategjik” ka marrë fund dhe se Uashingtoni është duke shikuar për masa të reja diplomatike, ekonomike dhe ushtarake kundër Phenianit për programin e raketave bërthamore dhe balistike. Gjatë turneut dyditor, Tillerson pritet që sot të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe me zyrtarë të lartë.