Albspirit

Media/News/Publishing

Sami Milloshi: Mehmet Elezi kishte “çelësat e kashtës”

Njatjeta Mithat. E lexova statusin tend dhe po te them se me nxiti deshiren per bisede.
Nuk ka dyshim, se ti ne rastin ne fjale ke treguar karakter dhe burreri qe ke refuzuar. Sepse ke gjykuar me koken tende, sipas disa ideve qe ke dhe kjo eshte merita jote. Por, me lejo mik i nderuar te shpreh edhe une mendimin tim.
Kur, pertej faktit tend, ben disa konkluzione mbi te majten dhe te djathten, aty pastaj ka vend per debat.
Ca me teper ka vend per debat kur perdor emra. Ti thua, per shembull se Mehmet Elezi, paska pasur me shume pergjegjesi per cfare ka ndodhur ne diktature se Fatmir Xhafa.
Mendoj se e ke gabim. Mehmet Elezi ka patur “celesat e kashtes” ne diktature, sepse ne dijenine time nuk ka qene ne asnje strukture te Sigurimit te Shtetit. Ndersa Xhafa, po na del se ka qene hetues ne strukturat e Sigurimit te Shtetit dhe po dalin fakte se ka kryer tortura. Une e bej kete nderhyrje, se duhet tua percjellim me vertetesi historine brezave. Edhe une kam qene zevendeskryeredaktor ne “Zerin e Popullit”, por kam pasur “celesat e kashtes” krahasuar me ca ish spiune te Sigurimit te Shtetit qe me silleshin verdalle dhe me mburreshin se sapo kishin pire kafe me Hekuran Isain.
Diktaturen e kane ushtruar ata qe kane bere tortura, ata qe kane futur dhe denuar njerez ne burg per nje fjale goje. Ndersa disa gazetare si Mehmet Elezi apo edhe si une kemi nje pergjegjesi tjeter se nuk e shkruam mizerabilitetin e mjerimit me pare. Kaq.
Ka nje keqkuptim ne shpjegimin e disa strukturave te ish diktatures. Individe te caktuar mund te ishin lart si hierarki Partiake, sic ishte Dritero Agolli, si anetar i Komitetit Qendror te Partise. Por ai kishte “celesat e kashtes” krahasuar me ate hetuesin apo bashkepunetorin apo eksperten
qe me ekspertizen e saj coi ne varr poetin Bloshmi. Fakt eshte se sic e ka treguar edhe vete Visar Zhiti, e ema e tij i kerkoi ndihme Driteroit ta ndihmonte per djalin e burgosur, por ai jo se nuk donte, realisht nuk mundi. Cka do te thote se kishte celesat e kashtes, edhe pse kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve.
Qe ta mbyll, si perfundim sipas meje, strukturat si ish Sigurimi i Shtetit, gjykatat, jane ato qe kane kryer krime dhe kane ushtruar dhune te drejtperdrejte, ne diktature, jo gazetaret, gjuhetaret apo shkrimtaret.

Please follow and like us: