Albspirit

Media/News/Publishing

Senatori Di Biagio: Reforma në drejtësi, thelbi për integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha në “Çadrën e Lirisë” ka patur sot senatorin italian Aldo Di Biagio dhe artistë të njohur të vendit.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se “Këta njërëz që janë në “Çadrën e Lirisë” janë fytyra europiane e Shqipërisë. Kjo fytyrë eropiane ka një mision për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa qeveria kërcënon se do bëje zgjedhje me trafikantë e drogës ose do destabilizoje Shqipërinë”.

“Po ia themi popullorshe “surrat sëz” i pafytyrë, kujt i kujton 1997. Këtu është lëvizja më paqesore me demokratike e vendit. Prandaj hiq dorë nga kërcënimet sepse ata nuk pinë me ujë me qytetarë shqiptarë dhe ndërkombëtarët. Shqipëria nuk do të bjere në destabilizim, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse t’i do të shporresh dhe do të ketë qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka”, theksoi Basha.

Senatori italian Aldo Di Biagio në fjalën e tij tha se, “kam besim të madh për këtë vend pasi janë me korajo dhe me forcë. “Jam një mik i shqiptarëve pasi kam luftuar në krah të shqiptarëve në Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë. Jeni tre muaj larg zgjedhjeve  në vendin tuaj dhe Europa duhet ta shoh me vemendje sepse integrimi i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për ju”, tha Di Biagio .

Me tej senatori Di Biagio u shpreh se “Jam këtu me ju në këtë moment përballje për të dhënë solidaritetin tim . Jam këtu se idene e demokracisë dhe te dashurisë për atdheun duhet ta kenë të gjithë aktorët që përfaqësojnë popullit. Ne ndajmë bashkë vlerat e PPE që ka qënë ideatoria e Bashkimit Eropian dhe sot pranë integrimit duhet t’u japim prioritet vlerave. Më lejoni të them se kam vlerësuar këte fushatë nga z. Basha duke dhenë imazhin e drejtpërdrejtë dhe demokratik siç po ndodh dhe sot dhe kjo është e rëndësishme për lirinë politike në Shqipëri”.

Senatori Italian Di Biagio, theksoi se “Duket qartë se ky është moment delikat për reformën në drejtësi dhe kërkon vëmendje nga BE. Reforma në drejtësi është një kusht i rëndësishm për integrimi e Shqipërisë në BE. Por nuk ka antarësim pa respektuar elementët bazë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Premtoj se do të çojë në BE mesazhin tuaj se ç’farë po bëni në këtë shesh, sepse ju jeni në mbrojtje të legjimitetit të institucioneve tuaja”.

Please follow and like us: