Albspirit

Media/News/Publishing

Xhafaj, persekutor i komunizmit? Zëdhënësja e PS: Nishani të mos dëgjojë marrëzitë e PD-së

Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali reagon për akuzat e PD ndaj Fatmir Xhafajt. Në fakt më shumë se akuza, Basha ka deklaruar se “Xhafaj hyn në Ministrinë e Brendshme vetëm nëse shkel në trupat tanë”. Spiropali i cilëson si marrëzi akuzat e të djathtëve se Xhafaj ka qenë hetues që ka persekutuar dhe torturuar njerëz në kohën e diktaturës.

Gjatë një interviste për Ora News zëdhënësja e PS u shpreh se “kemi një mazhorancë shumë të qartë, kemi numrat, Kushtetutën e Shqipërisë e cila tregon qartë se si mandatohen ministrat. Do të ishte shumë e këshillueshme që Presidenti i Republikës, me gjithë respektin, të mos e ndjekë zotin Basha në këtë marrëzi por të respektojë Kushtetutën e vendit dhe të lejojë formimin normal, dekretimin normal të qeverisë së re”.

Please follow and like us: