Ambasadorja Çitaku reagon pë sulmet ndaj autobusëve të Kosovës në Serbi
Uashington, 19 Mars 2017 – Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pas sulmit të radhës ndaj një autobusi të linjës Prishtinë-Vjenë, në Serbi.
Ditë më parë, Çitaku, nëpërmjet rrjetit social, i kritikoi ndërkombëtarët që nuk po reagonin për sulmet e tilla, por më pas e fshiu shkrimin, pasi kompania kosovare mohoi raportimin se autobusi i saj është sulmuar në Serbi.
Megjithatë, sot, kjo kompani ka konfirmuar se një autobus i saj është sulmuar në Serbi dhe ka njoftuar se kjo nuk është hera e parë që ndodhin sulme të tilla, por ato i kishte mbajtur larg mediave, me arsyetim se ka mundur të jetë i rastësishëm.
Tani, Ambasadorja Çitaku shkruan se ka mbetur pa fjalë kur e ka kuptuar se vetë kompania i ka mbuluar këto sulme.
Ky është shkrimi i plotë i ambasadores në Facebook:
Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve.
Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa.
E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë.
Pa fjalë.