Dekretet e Presidentit, reagon Basha: Nishani në lartësinë kushtetuese, Rama dhe Meta ta lexojnë qartë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas dekretimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm nga Presidenti.
Kreu i demokratëve vlerësoi Presidentin Nishani, për të cilin tha se është në lartësinë kushtetuese.
Ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, duke thënë se qeveria socialiste ka rënë.
Këto deklarata, Lulzim Basha i bëri nga çadra e opozitës. Kryetari i PD theksoi gjithashtu se orët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e kërkesës së opozitës, për krijimin e qeverisë teknike.
Kujtojmë se Presidenti Nishani deklaroi sot se Kushtetuta nuk e lejon që të pengojë emërimin e ministrave, por nëse do të kishte më shumë kompetenca do të pengonte emërimin e Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme.