Ilir Kulla: Nishani të dekretonte Xhafën dhe të dorëhiqej
Analisti Ilir Kulla ka komentuar daljen e sotme për shtyp të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili tha se kandidatura e Fatmir Xhafës për Ministër të Mbrojtjes është e papërshtatshe, por ai do ta dekretonte pasi Kushtetuta nuk i lejon të veprojë ndryshe.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulla shkruan se deklarata e sotme vërtetoi se vendit i duhet President nga populli. Sipas tij, Nishani duhej të kishte dekretuar Fatmir Xhafën si Ministër i Mbrojtjes dhe më pas të dorëhiqej.
“Sot u pa pse vendi duhet te kete President nga populli. Une jam teresisht dakord qe Kushtetuta nuk e lejon Presidentin te mos e dekretoje Ministrin, por nese gjykimi per ate Minister ose nje tjeter eshte ai i shprehuri ne publik Kryefjala duhet te ishte Dekret dhe me pas Doreheqje”, shkruan Kulla