Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti për Fatmir Xhafën: Nuk do ta dekretoja, por s’më lë Kushtetuta

Megjithëse kandidaturën e Fatmir Xhafës për Ministër të Brendshëm, Bujar Nishani e gjykon të papërshtatshme për postin e Ministrit të Brendshëm, sërish do ta dekretojë atë. Kushtetuta, thotë presidenti, nuk ma jep të drejtën për ta refuzuar. Nëse do të ma jepte do ta kisha refuzuar, u shpreh Nishani. Për presidentin, emri i Fatmir Xhafës në postin e Ministrit të Brendshëm është i papërshtatshëm për dy arsye. E para është politizimi i policisë së shtetit në këto momente. Emri i Xhafës, sipas asaj që la të kuptohet presidenti e çon më tej këtë fenomen. Arsyeja e dytë janë dëshmitë që kanë dalë në media për rrahjet dhe torturat që ka ushtruar Fatmir Xhafaj ndaj familjarëve të të akuzuarve në Krujë gjatë komunizmit.

“Kam ndjekur me shqetësim disa debate mbi kandidaturën e Ministrit të Brendshëm.

Ka pasur dëshmi publike shqetësuese të cilat akuzojne kandidaturën e Ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune dhe torture gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen, por edhe ndaj familjarëve të tyre.

Sipas dëshmive ky vendim fokusohet në hetimet për shkak të vdekjes së diktatorit.

Në këto rrethana, në këtë kontekst për rëndësinë që ka angazhimi i strukturave dhe për shkak të garancive që duhet të japë personi që duhet të drejtohet për shkak të garantimit të të drejtave dhe lirive, por posaçërisht për shkak të të drejtave politike të alternativave të partive në zgjedhje.

Në vështrimin tim kandidatura e ministrit është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk i jep të drejtë presidentit për të refuzuar një candidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta për të qenë ministër është plotësimi i kushteve për të qenë deputet” tha Nishani

I pyetur nga gazetarët nëse presidenti i ka verifikuar dëshmitë për torturat që ka ushtruar Fatmir Xhafaj, presidenti tha se ato janë publike.

Please follow and like us: