Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Zgjedhjet në 18 qershor, edhe pa Partinë Demokratike!

di Rama thotë se është gati të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa Partinë Demokratike. Kriza është artificiale, tha kryeministri në monologun e përjavshëm nga Facebook duke sulmuar këdo që e mbështet protestën, që nga Lulzim Basha, tek deputetët, gazetarët apo edhe të huajt që këto javët e fundit kanë folur nga protesta e opozitës.

“Një eventualitet i tillë më dhemb seriozisht shumë, por nuk më tremb aspak. Pavarësisht se mungesa e paraqitjes në zgjedhje e një partisë më të madhe të opozitës, është një anomali e rëndë, ne nuk do t’I bashkohemi kurrë një mungese të tillë haluicinante respektit të politikës për popullit. Ne do respektojmë datën e zgjedhjeve dhe deri atë datë do angazhohemi para shqiptarëve për sa shumë kemi bërë për Shqipërinë, për sa shumë mbetet për të bërë për shqiptarët dhe sa shumë kanë për të humbur Shqipëria dhe shqiptarët nëse kthehemi mbrapa. Jemi në marsin e 2017, nuk jemi në marsin e 1997 dhe orën për të bërë shtet për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, nuk e ndal dot askush dhe asgjë.” Tha sot Rama. Video më poshtë.

Please follow and like us: