Albspirit

Media/News/Publishing

Shërbimi sekret gjerman: Gylen nuk ka gisht në ‘grushtin e shtetit’

Në prag të referendumit që do t’i japë pushtet të pakufizuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, inteligjenca gjermane ka dalë në përfundimin se nuk ka asnjë të dhënë apo provë që kleriku në ekzil, Fethullah Gulen, të ketë lidhje me grushtin e dështuar të shtetit, korrikun e kaluar në Turqi.

Komentet erdhën nga kreu i inteligjencës gjermane për të përditshmen Der Spiegel.

Bruno Kahl, sqaroi se grushti i shtetit i 2016 është vetëm një pretekst i qeverise turke për të shkatërruar mijëra kundërshtare të saj.

Intervista e botuar ne Der Spiegel vjen në prag te referendumit për të cilin kanë të drejtë vote, më shumë se 1.4 milionë turq që jetojnë në Gjermani.

Çështja e referendumit ka nxjerrë në rrugët e Frankfurtit dhjetëra mijëra kurdë, të cilët kanë protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, që pritet t’i japin Erdoganit pushtet të pakufizuar.

Demonstratën e kurdëve në Frankfurt Turqia e quajti të papranueshme ndërsa akuzoi Gjermaninë për hipokrizi pasi lejoi që kurdët të mblidheshin kundër presidentit.

Please follow and like us: