BE-Turqisë: Harrojeni anëtarësimin nëse riktheni dënimin me vdekje
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ritheksoi se një rivendosje e dënimit me vdekje në Turqi, që Ankaraja synon ta marrë parasysh pas referendumit të 16 prillit, do të pengonte hyrjen e vendit në BE.
“Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën e njëhur gjermane “Bild”, duke e cilësuar këtë si një linjë të kuqe.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit të zgjerimit të kopetencave të presidentit.
Please follow and like us: