Albspirit

Media/News/Publishing

Video- Si u dhunua gazetari Elvi Fundo/ Më goditën me hekur

Drejtuesi i CityNews.al dhe Best Radio, Elvi Fundo, ka treguar sot rrjedhën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku ai u godit me hekur nga dy persona të paidentifikuar.

I ftuar në studion e “Report TV” me gazetaren Erjona Rusi, gazetari u shpreh se është goditur me hekur nga pas, fakt që vërtetohet edhe nga video e publikuar nga policia, ku autorët largohen me vrap me hekur në duar.

Fundo tha se pasi u godit me sende të forta, autorët kanë zbritur nga shkallët poshtë që të dërgojnë tek pallati “Usluga”. Ai tha se ata janë larguar midis shtëpive në krah të djathtë dhe më pas kanë dal tek Bulevardi i Ri.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona dhe ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 5 milionë lekësh të vjetra për identifikimin e autorëve.

Më tej, gjatë bashkëbisedimit me gazetaren e Report Tv, Fundo tha se ka ardhur koha që gazetarët të kenë status që do i mundësojë atyre mbrojtjen.

Në lidhje me urdhëruesit, ai tha se nëse Policia nuk do të zbardhë ngjarjen, do të publikojë pistat ku ai dyshon. Ai nënvizoi se një forcë politike dhe një media nuk ka reaguar për dhunën ndaj tij.

Më poshtë video e plotë

Please follow and like us: