Arvanitet, roli i tyre në formimin e Greqis së re
Altin Kocaqi
Një shkrim nga autori që i dha gjithë jetën e tij kësaj çështje. Sot po ju sjellim një nga esetë e pregatitura nga z. Altin Kocaqi për fakultetin e Historisë në Universitetine Tiranës gjatë kohës që ishte duke studjuar në këtë auditor. Zoti Kocaqi ishte njohës shumë i mire i gjuhës greke, qoftë ajo e vjetra dhe e reja.
ESE
Tema: ARVANITET “Roli tyre në formimin e Greqis së re”
Parathenia
Arvanitët luajtën një nga rolet më kryesore në pamvarësin dhe ne krijimin e shtetit të ri Grek.
Historia e tyre është shkruar me faqe të lavdishme nga vetë Arvanitët dhe udhëpërshkruesit e huaj që kaluan në vendin e tyre. Shtrirja e tyre territoriale dhe dokumentet historike, demografike, gjuhësore e kulturore janë dokumente, që nuk mundë të injorohen e të lihen në harres nga historianët e shkeputur nga çdo llojë urdhërese e udhezimi ideologjik.Kjo detyrë e shkurtër kursi ndahet ne katër pjesë.
Në pjesën e parë, do te sjelle të dhëna për prejardhjen Arvanite.Do mundohem të hedhë dritë mbi të dhënat historiko-gjuhësore në lidhje me ndjenjën e tyre : “Vendas apo të ardhur”?
Në pjesën e dytë, do te sjelle të dhëna demografike për shtrirjen territoriale dhe për numërin epopullsis Arvanite në fshatrat e Greqis së Jugut (Sterea Elladha) në menyrë që të plotësohet dhe nga ana demografike roli i Arvanitëve në revolucionin e 1821 dhe në krijimin e shtetit të ri Grek.
Në pjesën e tretë do ndalem në rolin e Arvanitëve në revolucionin e 1821-shit. Aty do theksoi jovetëm rolin e Arvaniteve të krishterë por dhe rolin e Arvanitëve myslimanë.
Ndërsa në pjesën e katërt dhe të fundit do ndalem në rolin e arvanitëve në krijimin e shtetit të rigrekë si dhe në përpjekjen e vonuar, në vitin 1899, të nipërve të revolucionarëve Greke te 1821-shit për krijimin e një shteti dualistë.
Burimet e marra për këtë punime mbështeten në shumë botime vendase dhe kryesishtë në botimet e Arvanitëve.
Falenderoi miqët e mi Arvanitë në Hydra e në Speces,në Thivë e Livadhia të cilëve u “detyrohem” kënaqësinë e përzgjedhjes së këtij punimi.
Hyrja
Arvanitet : Vendas apo të ardhur!?
Arvanitët me bazë të thënat dhe dokumentet e tyre tregojnë se janë vendas në ato troje. Manifesti i Shoqatës Arvanite të Athinës në Maj të 1899-shit. 1) tregon më së qarti vetë ndjenjën e tyre si autoktonë në ato troje ,si pasardhës të Pellazgëve. E dhëna e Konstandin Sathas. 2) për egzistencën Arvanite në Greqi prej shek VII e,s dhe dokumentet historiko-gjuhësore të shkëputura nga Hesychii Alexandrinos Lexicon,shek VI e s etj tregojnë egzistencën e gjuhës shqipe në ato anë qysh prej lashtësis 3) Këto të dhëna e dokumente kërkojnë një qendër të specializuar shkencore dhe jo studime të vecanta…por ,siç duket ,a’s Tirana e a’s Athina nuk interesohen për këtë.
Ajo që mbetet e pakundërshtueshme është gjuha, historia dhe shtrirja gjeografike e tyre. Arvanitëtflasin gjuhën shqipe si gjuhën e nënës ndërsa greqishtja po fiton dita-ditës më shumë hapsirë ndër Arvanitët. Vetë Arvanitët krenohen se fara e tyre ishin shumica dërrmuese e cila kreu Revolucionin Grekë të 1821-shit.
Pas 1821 , me 1827, me Kushtetuten e Trizinit4) do ligjeroheshin kushtet e reja për “pasaporten” Greke. Arvanitët e krishtere ortodokse do cilesoheshin greke njelloi si sllavët ortodokse dhe vllehrit në Greqi. Shtrirja e tyre gjeografike5) është aq e gjerë saqë zorë se të krijojnë përshtypjen e kolonëve të ardhur nga Shqiperia. Në një kohë që kjo “ardhje” përkon me historira që tregojnë dhe shkuarjet e shqiptarëve si mergimtarë në Itali, Kroaci, Rumani etj. Logjikishtë i bie që popullsia e Shqipëris ( Arberis) të ketë qënë disa dhjetra milionë banorë ne se do pranonim se ky ”eksod” ndodhi në të njejtën periudhe nga presionet sllave e pushtimet turke. Arvanitët: do vazhdojnë të mbeten një dilemë e madhe në se historia dhe historianët nuk krijojnë qendra studimesh shkencore, të pavarura politikishtë dhe ideologjikishtë, për prejardhjen ,historin dhe gjuhën e tyre.
Prejardhja e Arvanitëve!
Vendas apo të ardhur? Kjo dilemë i ka shqetësuar prej kohëve arvanitët që janë marrë me studimin e farës së tyre në qindra botime të ndryeshme. Ajo që njihet dhe pranohet nga ana e shkencës sot është se Arvanitët u sollën në Greqin e sotme nga Perandori Bizantinë Emanuil Kataguzhinos 1370-1380. Por askush deri më sot nuk ka mundur të rrëzoj historianin e periudhës se mesjetës,Konstandino N Sathan, i cili i tregon se arvanitët gjendeshin në Greqinë e sotme qysh prej shek VII e s. Ja se c na thotë Dhimitri Lothoksou Δημήτρης Λιθοξόου në prologun e ribotimit të 1987 të librit tëe Mihail Lambrinidhi Μιχαήλ Λαμπρυνίδη, «Οι Αλβανοί κατά την κυρίως Ελλάδα και την Πελοπόννησον Ύδρα-Σπέτσαι» “Shqiptarët në Greqi dhe në Peleponez, Hydra dhe Speces”botimi i parë nga shb “Estia” Athinë 1907:
“Lambrinidhis 6 e vendos vendqendrimin e parë të shqiptarëve në Peleponez mindis viteve 1370-1380 në kohën Emanul Kataguzhinu. Në këtë pikë ai bie dakortë me shumicën e studiuesëve bashkë-kohore. Pa e përmendur shmangë teorinë e studiuesit Meseonas Satha 7,për kolonizim të shqiptarëve gjatë shek VII-VIII(me emërin e përgjithshëm Avaron),e dhënë-grackë të cilën e pranuan Kanellidhis 8-S. Panajotopulos 9dhe nuk e shmangën më vonë Furiqi 10 dhe Biri 11“
Të dhënat që njohin Arvanitët për prejardhjen e tyre si vendas në ato troje ,krahas të tjerash, kanë dhe karakter gjuhësore të bazuar në mbetjet origjinale te gjuhës së paragrëkeve : shembuj do sjellë me poshtë.Burimet për këto të dhëna janë të shumta .(Me bazë emrat dhe vitin, shih ne fundë tek bibliografia emrat që kam studiuar: Panajoti Kupitorin 1878. Iakovo Thomopulu 1912.Konstandino Rodhi 1978,Aristidh Kola 1985. Dhimitri Lithoksou 1991,1985. )Mbi bazën e mbetjeve origjinale të fjalëve të vjetra,kryesishtë nga lashtësia është marr, që me themelimin e saj shkenca e gjuhësis evropiane, por në Shqipëri këto studime janë frenuar qysh prej viteve 1950 dhe janë cilësuar si “studime borgjeze”1.“Gjuhësia borgjeze”, Stier 2 Pott 3,Schlecheri 4, Bopp 5, dhanë prova se gjuha shqipe është njera prej gjuhëve më të vjetra në Europe .Mbi këto baza eci filologu arbëresh Demetrio Camarda 6 i cili u bazua në mbetjet origjinale të fjalëve të vjetra të shpëtuara deri në ditët tona të cilat e tregojnë gjuhën shqipe më të vjetër akoma se vetë greqishtja. Këto dituri u përhapën e njihen kudo ndër Arvanitet. Ne vendin tonë ato u mbeshtetën nga Rilindja Shqipëtare deri pas luftës së dytë botërore. Dokumente gjuhësore mbi të cilat mbeshteten arvanitët dhe pretendojnë se janë vendas në trojet e tyre fillojnë me “Hesychii Aleksandrinos” 7(Isi Qios,Heziku) .Ai jetoi në fundë të antikitetit, në shek VI e.s .Vepra e jetës së tij është nje Fjalorë, i greqishtes së vjetër, qe e merrë bazën nga fjalët e antikitetit të hershëm e deri në kohën e tij. Në këtë fjalorë ai sjellë qindra fjalë të huaja për gjuhën greke dhe i përkthen ato në greqisht. Pikerishtë në këto fjalë mbështeten dhe Arvanitet kur pretendojnë se janë autokton në ato troje. (Literatura e studiuar nga gjuhësia europiane për gjuhën shqipe : Panajoti Kupitori 1878. Iakovo Thomopulo 1912. Carlo Tagliavini 1929.Si dhe punimi im i 2013,Altin Kocaqi 2013)
Si arrihet shkencerishtë tek gjuha e paragrekëve?
Eqerem Cabej thotë se “në se ka lidhje midis substrakteve të vjetra të mbetura në greqishten e vjetër dhe gjuhës shqipe atëherë ky problem lidhet me Pellazgët dhe pellazgjishten” 12
Lidhjet egzistojnë dhe Arvanitët i njohin prej kohëve këto lidhje .Në vazhdim po u sjellë disa fjalë që tregojnë shqipen më të vjetër se greqishtja . 13.
Këto dokumente ,që njihen dhe nga ana e Arvanitëve, nuk mundë të kundërshtohen me një të rënë të lapsit por nga ana tjetër mungesa e një qendre shkencore dijesh për tu marrë me ceshtjet arvanite nuk na e ka krijuar ende mundësin që të flasim me siguri e baza te forta shkencore në se ata e trashëgojnë këtë gjuhë si vendas apo si të ardhur. Deri atëherë dilema “të ardhur apo vendas” mbetet e hapur për tu zgjidhur në menyrë shkencore.
Demografia e Arvaniteve në Greqinë e Jugut.
Po marrim në shqyrtim demografinë e Arvanitëve te Jugut pikërishtë në zonën ku u krijua shteti i parë grekë pas revolucionit të 1821. Literaturen për këtë pjesë e kam zgjedhur nga arvaniti Dhimitri Lithoksou në botimin e tij : Μειονοτικά ζητήματα και εθνική συνείδηση στην Ελλάδα . sh b Λεβιάθαν, Αθήνα 1991 ribotuar me 1992.
“Cështjet e minoriteteve dhe ndjenja kombëtare në Greqi” sh. B. Leviathan ,Athinë 1991 dhe ribotuar më 1992
Njëkohesishtë kam parë dhe literaturën e gjerë ku Lithoksou është bazuar në formulimin e këtyre dokumenteve.
Në hartën që pason http://www.lithoksou.net/p/xartis-ta-arbanitika-xoria-tis-notias-elladas Lithoksou sjellë vetëm fshatrat Arvanite në Greqinë e Jugut duke mos marrë parasysh Arvanitët në qytete. Kjo hartë është krijuar e bazuar në udhëtimin fshatë më fshatë të udhëpërshkrueve evropiane, si dhe në vetë dokumentet e lëna nga dijetarë Arvanitë.
Në vazhdimë Lithoksu na jep shtrirjen periferike të fshatrave dhe popullsinë e tyre
http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-1907
. Τα 410 αρβανιτοχώρια ως προς την γεωγραφική κατανομή τους ήταν το 1907 κατανεμημένα:
410 fshatrat arvanite në kuptimin gjeografik ishin shpërndarë kështu me 1907
- Στην επαρχία Αττικής 50 χώρια με πληθυσμό 46.105 άτομα.
Periferia e Atikis 50 fshatra me popullsi 46.105 vetë
- Στην επαρχία Μεγαρίδος 9 χωριά με πληθυσμό 15.341 άτομα.
Periferia e Megaridhos 9 fshatra me popullsi 15.341 vetë
- Στην επαρχία Αιγίνης 4 χωριά με πληθυσμό 1.180 άτομα.
Periferia e Egjinës 4 fshatra me popullsi 1.180 vetë
- Στην επαρχία Θηβών 48 χωριά με πληθυσμό 30.898 άτομα.
Periferia e Thivës(Teba) 48 fshatra me popullsi 30.898 vetë
- Στην επαρχία Λοκρίδος 11 χωριά με πληθυσμό 7.073 άτομα.
Periferia e Lokridës 11 fshatra me popullsi 7.073 vetë
- Στην επαρχία Λεβαδείας 11 χωριά με πληθυσμό 4.841 άτομα.
Periferia e Livadhias 11 fshatra ne 4.841 vetë
- Στην επαρχία Κορινθίας 61 χωριά με πληθυσμό 31.759 άτομα.
Periferia e Korinthos 61 fshatra me popullsi 31.759 vetë
- Στην επαρχία Αργολίδας 19 χωριά με πληθυσμό 8.674 άτομα.
Periferia e Argolidhës 19 fshatra me popullsi 8.674 vetë
- Στην επαρχία Ερμιονίδος 8 χωριά με πληθυσμό 15.560 άτομα.
Periferia e Ermionidhos 8 fshatra me popullsi 15.560 vetë
- Στην επαρχία Ναυπλίας 16 χωριά με πληθυσμό 5.933 άτομα.
Periferia e Nafplios 16 fshatra me popullsi 5.933 vetë
- Στην επαρχία Τροιζηνίας 19 χωριά με πληθυσμό 15.285 άτομα.
Periferia e Trizinias 19 fshatra me popullsi 15.285 vetë
- Στην επαρχία Καρυστίας 53 χωριά με πληθυσμό 13.299 άτομα.
Periferia e Karistias 53 fshatra me popullsi 13.299 vetë
- Στην επαρχία Άνδρου 17 χωριά με πληθυσμό 5.227 άτομα.
Periferia e Andhru 17 fshatra me popullsi e 5.227 vetë
- Στην επαρχία Τριφυλίας 17 χωριά με πληθυσμό 10.512 άτομα.
Periferia e Trifilias 17 fshatra me popullsi 10.512 vetë
- Στην επαρχία Πατρών 31 χωριά με πληθυσμό 7.988 άτομα.
Periferia e Patrës 31 fshatra me popullsi 10.512 vetë
- Στην επαρχία Καλαβρύτων ένα χωριό με πληθυσμό 981 άτομα.
Periferia e Kalavriton 1 fshatë me popullsi 981 vetë
- Στην επαρχία Μαντινείας ένα χωριό με πληθυσμό 1.207 άτομα.
Periferia e Mandinias një fshatë me popullsi 1.207 vetë
- Στην επαρχία Ηλείας 17 χωριά με πληθυσμό 6.303 άτομα.
Periferia e Ilias 17 fshatra me popullsi 6.303 vetë
- Στην επαρχία Λακεδαίμονος 17 χωριά με πληθυσμό 10.773 άτομα.
Periferia e Lakedemonias 17 fshatra me popullsi 10.773 vetë
Shtrirja e tyre territoriale në fundë të shek XIX në fillim të shek XX është aq e gjerë sa që zorë se mundë të mendohet se ata erdhën dhe u vendosen si kolonë në këto anë. Po të marrim parasysh s’e gjatë këtyre kohëve pretendohen s’e janë shpërngulur nga Shqiperia dhe në drejtim të vendeve të tjera fqinje si Italia, Rumania etj,atëherë i bie që në Shqipëri të ketë pasur një popullsi disa dhjetra milion banorë. Kjo është një cështje tjetër. Ceshtja jonë këtu është të theksojmë egzistencën dhe rolin e tyre në formimin e shtetit të ri Grekë. Egzistencën e provuam mësipër.Ne pjesën që pason do na duhet të vertetojmë dhe rolin e tyre në pamvarësinë dhe në krijimin e shtetit Grekë.
Arvanitët në Revolucionin e 1821
Revolucioni i 1821 nuk mundë të ndodhte krejt rastësishtë dhe pa parakushtet 1 e duhura të ndodhive politike dhe historike.Një nga shtyllat e brendëshme që poqi kushtet për revolucionin grekë ishte Ali Pash Tepelena 2. Në oborrin e tij u rriten ushtarakishtë heronjët e ardhëshëm të Revolucionit Grekë. Nga Xhaveleit e Baocareit e deri tek dy pasardhesit që do zinin vendin e Ali Pash Tepelenës në se nuk do ishin eleminuar nga fanatizmi i fanariotëve: Odise Andruco e Jorgo Karaiskaqi, të gjithë këta Arvanitë u formuan në oborrin e A.P Tepelenes.3
Revolucioni Grekë u projektua të shperthente në tre pika 4 : Rumani, Stamboll dhe Peleponez. Suksesi i vetem erdhi në Peleponez. Plaku i Mores Theodhor Bithguri(Kolokotroni) jo vetëm që ishte një arvanit por ai bashkëpunoi dhe me myslimanët për dëbimin e turqëve.5
Kurrësesi nuk ishte greke ”Hydra e Kundurioteve e Miaulit,e Bulgarit dhe e Bubulinës: Nga Admirali e politikani Andreas Miaulis tek pjestaria e Filiki Eteris, Laskarina Bubulina. Nga Admirali e më vonë Kryeministri Jorgo Kundurioti e Plaputas, Bocaris, Meksis, Krieziotis….pa lenë mënjanë dhe Kolokotronin ,Andrucon ,Karaiskaqin, Kico e Foto Xhavelen të gjithë këta ishin Arvanitë.6
Në Revolucionin Greke morën pjesë dhe arvanitet myslimane të cilët pasi kryen çlirimin e Greqis morën si dhuratë gjenoncidin kundra tyre, në këmbimin e popullsis(si gjë e gjallë,Traktati Lozanës) si dhe në gjenoncidin e ashpër kundra çamëve.
Planet e Ali Pashë Tepelenës për një shtet ku do bashkjetonin mysliman e ortodokse nuk ishin të vetmet. Që nga Heroi Kombetarë i Greqis ,Theodhor Kolokotroni(Bithguri)
,sic permëndëm më siper, dhe deri tek Ismail Qemali e Mitat Frashëri kjo ide egzistoj.1
Sipas Aristidh Kolës 2“Suliotët dhe Camët myslimanë e shqipëtarë kishin bashkëvepruar prej kohëve me bashkëveprimin kryesorë 15 Janarin e 1821 ku mindis Marko Bocarit dhe Cameve Myslimane u nenëshkrua një marveshje historike për tu bashkuar “një trupë dhe një shpirtë” në luftë kundër halldupëve të Lindjes.Kjo marveshje tërhoqi zemërimin e Sulltanit ndërsa Patriarqi i mallkoi Suliotet dy herë”
Aristidh Kola , na jep dhe letrën e falenderimit që Dhimiter Ipsilanti u dërgon myslimanëve që ndihmuan revolucionin grekë:
“Por ju,o burra të Toskëris ,nuk keni prejardhje nga Lindorët shpirtëvegjël, as nga Skythët e padëgjuar. Jeni stërnipërit e stërgjyshërve tanë heronjë dhe tani të bashkuar me ne për lirinë, vleresoheni si vellezrit tanë. Kur Zoti i gjithfuqishëm, mbrojtësi i parë i liris sonë, na dhuroi këtë të mirë hyjnore, ju duam gjithmon pjesëmarrës dhe emri juaj do qendroi padyshim i pavdekshem, i degjuar dhe i bekuar në të gjitha Mbretërit e tokës”
Arvanitet pas revoluciont Greke te 1821
Në Maj të 1827, 6 vjetë më vonë ,në Trizini do hartohej kushtetuta e parë e vendit . Kjo kushtetute fletë qartë se Greqia tashmë e kishte marrë rrugën e fanariotëve pa kthim mbasë. Kushteta politike Greke e 1827 sot gjendet dhe në linkun e “Parlamentit Greke”
www.paligenesia.parliament.gr/periexomena.php?tm=3# me titull “Arqia tis Ellinikis palligjenisias” f 651,652.
Kreu I,pika 6.
“.Grekë janë :
- Banorët vendas të territorit grekë që besojnë në Krishtë”
Kreu II, pika 4
“Territor Greke eshte sa kemi marre e sa do marin armet nga dinastia
osmane”
Kjo kthesë në orientimin e ri të grekëve shënon një nga pikat më kulmante të formimit të shtetit të ri Grekë por që ka dhe lidhje të drejtperdrejta me kuptimin e vazhdimësis së mardhënieve shqiptaro-greke. Dy janë pikat që do ndalem për të dhënë një ide më shumë përrethë Greqis së pas revolucionit të 1821”Edukimi Fanariotë” dhe “Epilogu Arvanitë”
“Edukimi Fanariot” në lidhje me iden s’e s’i duhet të jetë kombi Grekë është shumë i qartë dhe i kalon caqet e logjikës njerzore.Vrasja e kundërshtarëve të ideve fanariote ishte arma e fortë e tyre. Pas burgimit e dënimit (të pakryer)me vdekje të Theodhor Kolokotronit e deri tek vrasjet e Odise Andrucos e Jorgo Karaiskaqit dhe helmimet e vrasjet e Rilindasve Shqipetare si Negovani ,Luarasi,Evangjeli e At Stathi Melani, është vertetuar se fshihej dora fanariote.
Mendësia e tyre shprehet qartë në shumë dokumente por unë po përmendë këtu “Perdikimin 7” të “shenjtorit” të ortodoksis “ shqiptare” Kozma Etolianit 1
“Cilido i krishterë,burrë apo grua qoftë,që më premton se nuk do flasi shqip në shtëpi, lë të ngrihet në këmbë e te ma thotë këtu. Unë do ti marrë të gjitha mëkatet e tij mbi vete, që nga dita e lindjes se tij e deri m sot, do ti porosis të gjithë të krishterët që ti flasin dhe t’ia shlyej të gjitha mëkatet. Atij s’do ti jepej kjo mundësi dhe sikur të jap para me thasë”
“Epilogu Arvanite” mbanë emërin e Manifestit te Shoqatës Arvanite të Athines 2 të shkruar nga nipërit e Bocarit, Xhavelës ,Shehut me 1899 .
“Vëllezër…sado që na ndanë vendi dhe feja nuk do të thotë se nuk jemi vëllezër! …. Duhet ti lëmë armiqësit që na lindën Turqia dhe Feja…..Të bashkohemi me Greket dhe te krijojme nje kombe. Nuk themi te bashkojmë fetë tona, gjuhët tona. Jo vellezer! Një bashkimë të tillë nuk e deshirojmë. Të bashkohemi duke ruajtur gjuhën tonë shkollat tona,drejtuesit tanë, ashtu si Austro-Hungaria….. Në zemrën e Grekut dhe popullit Arvanitë është rrenjosur ndjenja e familiaritetit..Greku më parë se të bëhej Grekë ishte Arvanit, me një fjalë Pellazgë. Grekë do të thotë Arvanitë i qytetruar”
Përfundimet
Arvanitët ,e Greqis së Jugut së bashku me Arvanitët në Thrakë, Maqedoni, Thesali dhe Çamët në Epirë, përbëjnë shumicën dërrmuese të nacionaliteteve në Greqi. Në s’e do mernim parasysh popullsinë sllave, rusoponte e vllehe në Greqi,dhe në se do analizonim në finale konvertimin e vendasve në myslimanë dhe debimin e tyre si turq atëherë europa do gjendej përballë njerit prej turpeve më të mëdha ç’njerzore që janë kryer me anë të “demokracisë” së saj. Vendas apo te ardhur këtë duhet ta zgjidhi shkenca në menyrë shkencore. Por mjerishtë “moda ideologjike” ka fituar e po fiton terren dhe në orientimin politike te historis ndaj dhe hapja e studimeve Arvanite duket e padeshirueshme si nga Tirana po ashtu dhe nga Athina.
Revolucioni Greke 1821 dhe krijimi shtetit te pare Greke u krye me ndihmesen maksimale te Arvaniteve. Koncepti franceze i nje kombi (ka kombe dhe kur pjestare te nje komuniteti deshirojne te jene bashke pamvarsishte gjuheve qe flasin) u perforcua me Kushtetuten e 1827 e cila eshte baza e themeleve te shtetit te ardhshem Greke. Me kete kushtetute u vulos e ardhmja e shtetit te ri Greke. Pjesmarrja Arvanite ne politiken Greke dhe mbrojtja e interesave te tyre jetike nga Kushtetuta e 1827 solli dhe pershtatjen e tyre ne shoqerine Greke.
Vullneti i fuqive te medha dhe loja e Fanarioteve permbysen ne favorin te tyre luften dhe trimerit e Arvaniteve te cilet, ne finale, pranuan te ruajne shtepit dhe ekonomite e tyre duke iu pershtatur pasaportes se re: “Greke=Kristianos Ortodoksos”.Endrra e tyre per dualizem me Shqiperin, per administrate te vecante nga Greket, per shkolla shqipe, nuk u shuajt kurre dhe shprehje e kesaj endrre u be Manifesti i Shoqates Arvanite 1899 drejtuar shqipetareve te Shqiperis.
Me deshiren e mire se jam permbajtur sadopak shkrimit akademike uroi qe krahas detyrimit te “Detyres se Kursit” te kem nderuar dhe miqet e mi Arvanite mes te cileve jetova gati 20 vjet gjate emigrimit ne Greqi.
1.Aristidh Kola “Proqiriksi tu Arvanitiku Sindhezmu Athinas” sh b “Thamiris”, Athine 1996,f 1
2.Konstandinos Sathas” Ellines stratiotes en dhisi”.shb A Koromila, Athine 1885.
3.Altin Kocaqi”Dokumente historiko-gjuhesore” shb M Barleti,Tirane 2013,f 46-51
- www.paligenesia.parliament.gr/periexomena.php?tm=3#
- www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879 -1907
6Μιχαήλ Λαμπρυνίδη, «Οι Αλβανοί κατά την κυρίως Ελλάδα και την Πελοπόννησον Ύδρα-Σπέτσαι» sh b “Anastatikes” ribotimi 2006
7Konstandinos Sathas” Ellines stratiotes en dhisi”.sh b A Koromila, Athine 1885
8.Π. Κανελλίδου, Περί Μάνης και Μανιατών, ΕΒΔΟΜΑΣ Δ’ (1877). sh b ΚΑΡΑΒΙΑ, Αθήνα MCMLXXXII
9.Σ. Παναγιωτόπουλου, Τίνες ήλθον κατά τον μέσον αιώνα εν Ελλάδι, ΕΒΔΟΜΑΣ, έτος Α’ (1884).
10 Π. Φουρίκης, Παρατηρήσεις εις τα τοπωνύμια των χρονικών του Μορέως, ΑΘΗΝΑ 40 (1928).
- Κώστα Μπίρη, Αρβανίτες οι Δωριείς του Νεώτερου Ελληνισμού, Αθήναι 1960
12.Gazeta Panorama: www.panorama.com.al/2013/07/16/bahri-beci-ju-rrefej-gjyqin-ndaj-eqrem-cabejt/
13.G Stier, “Die Albanisischen Thiernamen”, 1862
14.A Pott. “Etimologische Forschungen auf dem Gebiet der indo-germanischen Spraschen”, 1833-1836
15.A Schlecher, “Compedium der vergleichenden Grammatik der indogremanischen Spraschen”, 1861-1862)
16.Franz Bopp. “Uber das Abanesische in seinen verwandschaftlichen Beziehungen”. 1854.
17.Camarda D. “Saggio di grammatologia sulla lingua albanese”. Livorno 1864
- Hesychii Alexandrininos Lexicon, Kurt Latte, Peter Allan, Copenhagen 195
19.Eqerem Cabej.Hyrje ne historine e gjuhes shqipe I, shb Cabej,Tirane 2005,f 90-91
20.Altin Kocaqi. Dokumente historiko –gjuhesore,shb M Barleti,Tirane 20013 f 46 -52
21.Eva Tafili,Ballkani pergjate periudhes moderne,sh b “Progres”,f 74-79,Tirane 2006
22.Aristidh Kola,”Manifesti i Lidhjes Arvanite te Athines” shb Thamiris,Athine 1996,f 21
23.Po aty f 26
24.Eva Tafili,Ballkani pergjate periudhes moderne,sh b “Progres”,f 74-79,Tirane 2006 f 79-83
25.Aristidh Kola,”Manifesti i Lidhjes Arvanite te Athines” shb Thamiris,Athine 1996,f 23
26.Po aty f 21-37
27.Vasilis Kondis,”Ellinizmos tis Voriouepiriou kai ellinoalvanikes sqesis” “Vivliopolio tis Estias”Athine 1995-1997,Vellimi i II
28.Aristidh Kola, Arvanitet dhe prejardhja Greke,sh b Thamiri,Athine 1997,f 414
29.Aristidh Kola,”Manifesti i Lidhjes Arvanite te Athines” shb Thamiris,Athine 1996,f 28
30.Elena Kocaqi(Levanti) Planet per zhdukjen e Shqiptareve,shb Emal,Tirane 2007, f 11
31.Aristidh Kola,”Manifesti i Lidhjes Arvanite te Athines” shb Thamiris,Athine 1996,f 2
Biliografia
- Απογραφή 1879: (Rregjistrimi 1879)Ministria e Jashtme , Regjistrimi i popullsis ne Greqi 1879. Athine 1981
- Απογραφή 1907 : (Regjistrimi I 1907) Perfundimet statistike te rregjistrimit te pergjithshem te Greqis ne vitin 1907. Athine 1981
- Anagnostopulos N, Periferia e Thives,Athine 1939
- Bello L, Shqipja njëra nga tre dialektet e shpëtuara të gjuhës greke ,Athinë
- Biris K .Arvanitet jane Doret e Helenizmit te Ri,Athine 1960
- Bopp F, “Uber das Abanesische in seinen verwandschaftlichen” 1854.
- Camarda D, “Saggio di grammatologia sulla lingua albanese”. Livorno 1864
- Camarda D, “Tre canzoni popolari albanesi dell Epiro concernenti l’insurrezione greca”. Livorno 1875
- Cingos A, Shkrime per Arvanitet,Athine 1991
- Cipcis L ,Arvanitisht dhe Greqisht, Athine 1998
- Gjikas J, Arvanitet dhe kenget arvanite ne Greqi,Athine 1987
- Furiqi P, Dialekti grekoshqiptar i atikes, Athinë 1933.
- Furiqis P, Veshtrim mbi emertimet vendore te kronikave te Mores,Athine 1928
- Jiohallas T,Andro-Arvanitet dhe Arvanitishtja, Athine 2000
- Jiohallas T, Evia-Arvanitishtja,Athine .2002
- Hahn . J G, “Studime Shqipe”, Jena, 1854
- Hesychii Alexandrininos Lexicon: Mauricio Schmidt, Jenae, MDCCCIXL.
- Kocaqi E, Planet per zhdukjen e Shqiptareve,shb Emal,Tirane 2007
- Kocaqi A, Dokumente historiko-gjuhesore,shb M Barleti,Tirane 2013
- Kocaqi A,Shqipja Pellazge,shb M Barleti,Tirane 2009
- Kola A,”Manifesti i Lidhjes Arvanite te Athines” shb Thamiris,Athine 1996
- Kola A, Arvanitet dhe prejardhja Greke,sh b Thamiri,Athine 1997
- Kurilas E, Grigorios o Argjirokastritits, (Grigor Gjirokastriti) “Teologjia 8”, 1930.
- Kupitori P, “Alvanika Melete”. Athinë 1879
- Kondis V,”Ellinizmos tis Voriouepiriou kai ellinoalvanikes sqesis” “Vivliopolio tis Estias”Athine 1995-1997,Vellimi i II
- Lambru S, Emertimet vendore Atikase dhe ne vendbanimin Shqiptareve,1896
- Lithoksou Dh, Rreth prejardhjes se Grekeve te sotem,Athine 1985
- Lithoksou Dh ,Ceshtjet minoritare dhe ndjenja kombetare ne Greqi,Athine 1991
- Leake M, W, “Researches in Greece”, Londër 1914.
- Papadhimitriu A, “Pelasgji”, Athinë 1994
- Paparigopulos K, Paulos Karolidhu, “Isagogji is tin istorian tu elliniku ethnus” (Hyrje në historinë e kombit grek)
- Panajotopulos S,Cilet erdhen gjate mesjetes ne Greqi,Athine 1985
- Panajotopulos B, “Popullsia dhe fshatrat e Peleponezit” Atine 1985
- Pott A, “Etimologische Forschungen auf dem Gebiet der indo-germanischen Spraschen”, 1833-1836.
- Rodhi K, Dihet,shb Dodoni, Athine 1978
- Sathas K,Ushtaret Greke ne perendim,Athine 1885
- Saltaris N, Jeta e Arvaniteve,Athine 1986
- Stier G, “Die Albanisischen Thiernamen”, 1862.
- Tafili E,Ballkani pergjate periudhes moderne,sh b “Progres”,f 74-79,Tirane 2006
- Tagliavini C, Albania, “Lingua. Enciklopedia Italiana. vol 2” (1929) 123
- Thomopulos I, “Pellazgjika: Shumerishtja shqipja e lashtë“. Athinë 1933
- Xylander Von, “Die Sprasche das albanesen order Schkipetaren”. Frankfurt 1835
- http://en.wikipedia.org/wiki/Arvanites
- http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%25E2%2580%2593-1907-2005
- http://www.lithoksou.net/p/xartis-ta-arbanitika-xoria-tis-notias-elladas
- http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005http://www.lithoksou.net/p/arbanitikes-lekseis-sta-romaiika-i-albanika-daneia-sti-dimotiki-glossa-2011
- http://en.wikipedia.org/wiki/Arvanites