Biografia e autorit frankofon belgo-shqiptar, Skënder Sherifi
Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë atdheut. Në një klimë të gjallë intelektuale mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm. Me një arsimim të plotë, ai paraqet një sërë krijimesh rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë vargu i tij, së fundi, mbizotëron përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës. Skënder Sherifi, lindi në Kosovë, më 16 tetor 1954. I ati Shpend Sherifi ishte Oficer i Mbretit Zog me origjinë nga Tropoja. I burgosur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, 1946 – 1951. Ndërsa nëna Xhevahire Sadria ishte shqiptare nga Mali i Zi – nga fshati Vuthaj, Plavë dhe Guci. Mistike, Sufiste, themeloi dhe inauguroi Tyrben ose Teqenë e zotit Sheh Ahmet Shkodra në Shkodër. Autori ishte në moshën një vjeçare, kur familja e tij emigroi në Bruksel, si refugjatë politikë, më 1 gusht 1956. U diplomua në vitin 1980 me titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë frënge. Për një kohë të konsiderueshme ka punuar si gazetar profesionist i artit dhe kulturës në radion dhe shtypin belg, duke realizuar rreth 700 intervista me krijuesit më të famshëm frankofonë, por edhe anglofonë, italianë e spanjollë në Bruksel, Paris. Krijues si Sergio Leone, Vittorio Gassman, Alberto Sordi, Gérard Depardieu, Jeanne Moreau, Annie Girardot, Jean Réno, Juliette Binoche, Denis Lavant, Charles Aznavour, Alain Bashung, Serge Reggiani, etj … Nga viti 1992 e në vazhdim, ka punuar në arsim, fillimisht si Profesor i Marrëdhënieve Publike, në shkencat e komunikimit, në U.F.I. (Universiteti Frankofon International) në Bruksel, po dhe në disa shkolla të mesme të Belgjikës frankofone – i emëruar Profesor i gjuhës frënge dhe i edukatës civile nga Ministria e Arsimit në Bruksel. Jeton dhe vepron në Bruksel, i martuar me një shqiptare dhe ka një djalë aktualisht 10 vjeçar, Rafaelin.
BAZA FILLESTARE: MES SHQIPTARIZMIT FAMILJAR, AFEKTIV, EDUKATIV, SHPIRTËROR, FOLKLORIK, MITIK E ZAKONOR … DHE KOZMOPOLITIZMIT PLANETAR, AVANGUARDAVE EVROPIANE DHE AMERIKANE … në A.D.N. të ARTISTIT! Edhe pse ka punuar si Gazetar dhe Profesor, për të plotësuar nevojat praktike të Jetës, në thelb është Artist autentik i lindur dhe në esencë – “Poet”. Me një kulturë apo trashëgimi të dyfishtë. Edhe pse ishte bebe 1 vjeç kur erdhi në Belgjikë, autori Skënder Sherifi është zotërues i shqipes së veriut. I rritur dhe i edukuar nga familja e tij me frymën shpirtërore kombëtare, me dashurinë absolute ndaj atdheut dhe origjinës. Babai i tij mbante “Oda Malësore” në kryeqytetin belg, ku shkonin gjithë emigrantët shqiptarë, dhe për këto virtyte zgjidhet si personazh emblematik i romanit “Mërgata e Qyqeve” të Nasho Jorgaqit, me emrin e tij, Shpend ose zotëri Shpendi. Kështu që autori jetonte me familjen e tij në mes të Brukselit, në kryeqytetin Evropian, në ambientet shqiptare kanunore, në ritet e Shqipërisë veriore, në “Lahutën e Malësisë”. Mirëpo paralelisht për nga formimi i tij frankofon dhe eksperiencat e tij personale, mund të thuhet lirisht që Skënder Sherifi është rezultat evident i Majit 1968 në Paris, i Festivalit muzikor të Woodstokut, i Surrealizmit, i Popit dhe Rrokut, i Slamit dhe Rrapit, i Ekzistencializmit, i Romanit të ri dhe Teatrit Absurd, i Beatnikëve amerikan, i Andy Wahrolit, Basquiat, Harring-ut, etj … i Nouvelle Vague-s të Godarit, i kinematografisë italiane, amerikane, polake, suedeze, ruse, franceze, angleze, gjermane, spanjolle, i gjithë historisë së arteve plastike botërore dhe të arteve muzikore. Pra pikërisht kjo materie bazë, kjo alkimi e rrallë, unike, gati e pamundur figuron në “hard diskun” e autorit që nga fillimi. Dhe nga ky paradoks befasues i paparë në gjithë Historinë e Letërsisë shqiptare, nga kjo eksperiencë pa pa shembull, lind detyrimisht origjinaliteti i tij dhe liria e tij absolute. Duke theksuar që autori e ka të fiksuar dhe të kultivuar damarin shqiptar që nga lindja me edukatën e tij familjare, diçka që ai vetë e ka ruajtur si Trashëgimi, si Thesar, pa e mohuar asnjëherë, përkundrazi duke e afirmuar deri sot! Pastaj më vonë shihet ajo besnikëri e autorit ndaj origjinës së tij, me etapën Kosovare dhe Shqiptare, e cila e konsolidon në identitetin e tij, duke e pasuruar pak më tepër sesa në emigracion, në një nivel universitarë dhe akademik, për nga ana kulturore dhe historike kombëtare. Pra mbi këto themele zhvillohet Skënder Sherifi, me një itinerar mjaft të guximshëm dhe aventuresk, që ndoshta nuk mund të kuptohet direkt në lexim të parë, por me një logjikë të brendshme të qartë kur e analizon pak më thellë.
Biografia artistike – letrare
Skënder Sherifi ka filluar realisht të shkruajë në 1968, kur ishte veçse 14 vjeç. Mirëpo ka djegur të gjitha tekstet e tij të asaj periudhe deri në 1972. Karriera e tij ka startuar me një “zjarr gjigant fjalësh”!
Etapa e parë themeluese e veprës së tij është PARISIANE
PIERRE SEGHERS në PARIS, viti 1976 deri në1990
Skënder Sherifi, gjatë kohës së studimeve në Bruksel, i dërgon me postë, me sugjerimin e ish profesorit të tij, zotit Pierre Seghers, 200 poezi të periudhës adoleshente në Paris. Seghersi do i përgjigjet pas 7 muajve autorit anonim në Bruksel, me komplimente gjigante, sublime e absolutisht të papara për këtë bir emigranti shqiptar në Bruksel. Sidomos ato kur vijnë nga “Papa i Poezisë në Francë”! I duket ky fakt autorit, si një ëndërr e pabesueshme…
E fton për një takim në shtëpinë e tij në Paris, duke i pohuar, që: “nuk ka parë personalisht një Poet aq të fuqishëm dhe aq origjinal për më se 10 vjet, në Paris”, duke theksuar se Pierre Seghersi ishte vetë Poet, themeluesi i një shtëpie botuese që mbante emrin e tij, dhe botuesi më i madh i Poezisë në Evropë, mik i autorëve më të famshëm të Francës (Eluard, Aragon) por dhe mik personal intim i Jacques Chirac-ut, atë kohë Kryetar i Bashkisë së Parisit.
Pikërisht Pierre Seghersi, e adopton Skënder Sherifin shpirtërisht duke i hapur kështu Portat e Shtëpisë së tij dhe sidomos Portat e Parisit, duke e udhëhequr si babai ose si Coach-i, i tij personal në kryeqytetin e famshëm francez dhe botëror, deri në fundin e viteve 1980.
Eksperienca, jeta e tij parisianë, takimet, përtalljet, përvojat letrare dhe njerëzore, do jenë për këtë autor shqiptar, një privilegj jashtë çdo vlere.
Autori vetë na thotë: ky ka qenë Universiteti im real i Oksfordit e Harvardit!
Skënder Sherifi në rrugëtimin poetik është njohur, ballafaquar me artistët e krijuesit më të famshëm të shekullit XX – t, në mjediset e Parisit dhe Bregut të Azurit francez si: Louis Aragon; Claude Lévy Strauss; Fernand Braudel; Jacques Lacan; Gilles Deleuze; Pierre Emmanuel; Francis Bacon; Leo Ferré; Jean Luc Godard; Yves Bonnefoy; Robert Sabatier; Arrabal; Topor; Ionesco; Arletty; Maurice Blanchot e me dhjetëra të tjerë. Diçka që nuk mund të përshkruhet !
Kjo eksperiencë parisianë franceze plotësohet edhe me botën artistike belge frankofone, pasi autori jeton edhe në Bruksel me Familjen e tij, dhe kështu i takon kohë pas kohe, të gjithë krijuesit më të afirmuar të Belgjikës, me shkrimtarë, dramaturgë, aktorë, piktorë, regjisorë filmi, muzikantë. Përmendim: Pierre Mertens, Jacques Sojcher, Jacques Izoard, William Cliff, Jean Pierre Verheggen, Phillipe Jones, Georges Thines, Robert Goffin, André Doms, Albert Ayguesparse, André Scheinert, Benoit Lamy, Paul Delvaux, Toots Thielemans, Folon, André Delvaux, Les Frères Dardenne, Jean Jacques Andrien, Wim Vandekeybus, Jos de Pauw, Georges Van Istendael, Hugo Claus.
Etapa e dytë themeluese e autorit: Shqiptarizimi intelektual
IBRAHIM RUGOVA në KOSOVË – viti 1976 – 1980
Për të respektuar një amanet të babait, i cili dëshironte që djali i tij të ruajë dhe të pasurojë shqiptarizmin e tij, pra që mos e harronte origjinën e tij, Skënder Sherifi pranon të shkojë në Prishtinë në vitin 1976 (edhe pse ishte në lukset supreme franceze dhe në kushte ideale, të ofruara nga Pierre Seghersi në Paris dhe në Provencë). I shtyrë nga gjaku shqiptar, nga gjeni i të parëve, nga zëri i brendshëm, nga instinkti, shkon në Kosovë dhe mbërrin në shtëpinë e Piktorit shqiptaro-malazez, profesorin e Arteve plastike në Akademinë e Prishtinës, zoti Rexhep Ferri, dhe pas disa kohe shkon e jeton në Konviktin e Studentëve kosovarë në Prishtinë, përreth 4 vjet, deri në fundin e vitit 1980.
I ndarë mes Parisit të Pierre Seghersit – Brukselit ku jetonte familja e tij – dhe Prishtinës. Dhe gjatë asaj periudhe shqiptaro-kosovare, shumë interesante për Autorin, sidomos në formimin e tij si Shqiptar është takimi me Ibrahim Rugovën, i cili do të luante më vonë rolin që kishte luajtur Pierre Seghersi në Paris, për autorin. Si një dhuratë e ardhur direkt nga Qielli !
I mahnitur nga personaliteti, eksperienca, fuqia dhe origjinaliteti i veprës së tij letrare e poetike, i duket Sherifi, si një mrekulli për botën shqiptare. Zoti Rugova, bëhet miku i tij, vëllai i tij shpirtëror në Kosovë, dhe merret personalisht nga ana e tij etike, autentike dhe intelektuale, me veprën atipike të Skënder Sherifit si Poet (çka nuk e bën me asnjë poet tjetër gjatë gjithë jetës së tij!) Duke e njohur nivelin artistik të kësaj vepre, gati Marsiane për botën shqiptare në vitin 1976, Ibrahim Rugova, sikur Pierre Seghersi e kupton rëndësinë e saj dhe vlerën që mund të ketë në të ardhmen për Brezat e ri.
Ai, me një ndershmëri të paparë, niset me idenë bazë: “si mund ta vendosë këtë autor brenda gjithë normave letrare shqiptare, me një experience dhe një pasuri njerëzore dhe artistike, ndoshta unike dhe të papërsëritshme në krejt botën tonë shqiptare, siç thoshte ai vet në atë kohë”.
Ibrahim Rugova i shtron spontanisht vetes detyrën njerëzore e përfshirjes së krijimtarisë së S. Sherifit në vitet 1976 – 1980, në literaturën shqiptare, në koleksionet e Rilindjes, duke u përpjekur ta bëjë atë, anëtar të familjes letrare, përkrah emrave të rëndësishëm të letërsisë kosovare, dhe e realizon.
Konkretisht i përkthen vetë, dy vepra poetike autorit dhe ia boton jashtë dëshirës kolektive të anëtarëve, te Shtëpia botuese Rilindja: më 1980,
“LOJË DHE KUNDËRLOJË” – dhe më vonë “OKSIGJENI ”, të përshtatura në gjuhën shqipe nga vetë Rugova. Një privilegj tepër i rrallë për autorin!
Rugova vendos kështu veprën e Sherifit për herë të parë në Familjen e Letërsisë shqiptare në Kosovë, duke e botuar direkt te Rilindja në gjuhën shqipe, pa e specifikuar ose theksuar fare në Libër që ishte një përkthim i tij prej gjuhës frënge. Kjo tregon madhështinë unike të këtij Njeriu në Botën shqiptare ! Gjatë atyre 4 viteve në Kosovë, natyrisht që Skënder Sherifi njihet personalisht me gjithë elitën intelektuale dhe artistike të vendit, të cilët i takon, herë pas here.
ETAPA e tretë themeluese e AUTORIT:
SHQIPËRIA – viti 1990 / 91 dhe deri sot në 2 0 1 6.
Skënder Sherifi vjen në Shqipëri pas vitit 1990 për herë të parë dhe zbulon Shqipërinë mitike që ia kishin ushqyer në shpirt prindërit e tij. Takimi i shqiptaro-frankofonit në Tiranë, në vitin 1991 te Hotel Dajti – nga zoti Jusuf Vrioni është një tjetër mundësi vlerësimi për të. Vrionin, e mahnit leximi i një vepre të tillë, me parametra moderne, që e konfirmon vetë në emisionin “Portret” të televizionit publik shqiptar në qershor të vitit 1992, para publikut shqiptar, duke pohuar se: “Jam tepër i gëzuar që kam njohur një autor të tillë, i cili ka krijuar e konceptuar poezinë që do shkruhet më vonë në shekullin XXI, mund të thuhet një ‘KULLË BABELI post-moderne’, me një literaturë që është me siguri aktualisht jashtë çdo kufiri të njohur”.
Kurse më vonë, gjatë viteve, do e rikonfirmojnë vlerën e kësaj vepre, përmes shkrimeve, prezantimeve publike dhe parathënieve të tyre, disa personalitete shqiptare sikur: Edmond Tupja, Moikom Zeqo, Anton Papleka, Artan Fuga, Përparim Kabo, Mimosa Ahmeti, Ardian Marashi, e shumë të tjerë.
Etapa e Shqipërisë në fakt e rrënjos përfundimisht Skënder Sherifin në Botën shqiptare, dhe ai vet e kupton pas vitit 2003, cili do jetë misioni i tij jetësor?
Nëse frankofonia e tij është më se evidente, kur dihet Jeta e tij Evropiane.
Mund të afirmohet që edhe shqiptarizmi i tij është poashtu evident, kur dihet edukata e tij familjare në fillim në ritet e zakonet Malësore, dhe më vonë duke u konsoliduar me etapën kosovare (përmes Rugovës) kurse tani me etapën shqiptare, e cila vazhdon që prej 25 vite në Tiranë.
Duhet ditur që rrugëtimi aq i pasur dhe atipik e këtij autori, mes Brukselit – Parisit – Prishtinës dhe Tiranës, e ka një logjikë të brendshme. Mund të dallohet shumë qartë, brumi ose sensi shqiptar i këtij itinerari tepër special.
Vetë autori u ka propozuar lexuesve disa vepra të shkruara direkt në shqip!
DISA DATA DHE EVENIMENTE MJAFT SIMBOLIKE EMBLEMATIKE DHE DOMETHËNSE NË KARRIERËN LETRARE TË AUTORIT: Skënder SHERIFI
1.) Në vitin 1996 – botohet vepra e parë e autorit në Shqipëri (Tiranë) me vendimin dhe mbështetjen direkte të zotit Teodor Laço (autor dhe Ministër i Kulturës). Titulli i Librit: «ORA E METEOREVE» Globus R. viti 1996 – Tiranë. Me një financim nga Ministria prej 700 dollarë US.
Mundësia e parë për lexuesit e Shqipërisë, për ta zbuluar veprën e këtij autori në gjuhën shqipe brenda vendit. Pra 16 vite pas Kosovës, ngaqë libri “Lojë dhe Kundërlojë” botohet te Rilindja në vitin 1980!
2.) Në vitin 2003 – AUTORI përfshihet në Elitën e Letërsisë Botërore në Fjalorin enciklopedik të famshëm LAROUSSE në Paris, “Dictionnaire des Littératures Mondiales” dhe përfshihet në mesin e 26 autorëve më të rëndësishëm të Letërsisë shqiptare, prej nga fillimi i shkrimeve shqipe në vitet 1400 dhe deri sot 2016 , pra për 7 shekuj, “ Histori dhe trashëgimi të Letërsisë shqiptare”. Figuron pranë Shakespearit, Bernard Shaw, Mary Shelley dhe Samuel Sheppard në faqet 815/16.
FJALOR enciklopedik e tematik mbi Letërsinë Botërore, që propozohet çdo 25 ose 30 vite në PARIS – me gjenerata autorësh me vlera të konfirmuara. Hyrja e autorit Skënder SHERIFI në atë Fjalor francez prestigjioz në vitin 2003 është natyrisht një eveniment madhor, një privilegj i rrallë, jo vetëm për itinerarin e vet autorit, por edhe për gjithë Letërsinë shqiptare në përgjithësi.
3.) Në vitin 2008 – autori e boton në Belgjikë (Bruksel) librin e tij të famshëm, gati simbolik dhe emblematik, një vepër globale jashtë të gjitha normave letrare të njohura, me titullin: “LOVE” në versionin origjinal francez. Vepër që mahniti opinionin dhe specialistët e letërsisë, dhe kritikën e mirënjohur të Gazetës së përditshme belge frankofone: “La Libre Belgique” e cila e vlerëson këtë vepër LOVE – në TOP 10 teshën e librave më të mirë të të gjithë vitit 2008, në hapësirën e botimeve letrare frankofone të Francës – Zvicrës – Belgjikës dhe Luksemburgut. Skënder Sherifi është i vetmi autorë me një vepër të zhanrit “Poezi” në këtë listë. Kështu që libri LOVE ngelet si vepër Kult.
Do përshtatet pas 4 vitëve në gjuhën shqipe nga Albert Nikolla dhe do botohet në vitin 2012 në Tiranë te “ILARI” me sukses, duke qenë ende sot si referencë e Poezisë Moderne shqiptare, për shumë lexues.
4.) Me rastin e Ceremonive Festive të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, më 2 0 1 2, në Tiranë – Autori ftohet personalisht nga Kryeministri zoti Berisha, për të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë dhe programet zyrtare të këtij përvjetori unik.
5.) Në vitin 2015 – autori celebron simbolikisht në Tiranë “JUBILARIN“ e tij, me tre datat simbolike të rrugëtimit të tij artistik :
Së pari 60 vjetori i tij të lindjes, së dyti 25 vjetorin e prezencës dhe kontributit të tij kulturor dhe Letrar në Shqipëri dhe së treti 45 vjetorin e përvojës së tij praktike si shkrimtarë. Me këtë rast, organizohen në Tiranë dy evenimente në Prill 2015
- a) Me iniciativën e Ministrit të Çështjeve Sociale zotit Erion Velia, organizohet një mbrëmje “ kujtese ” dhe prezantimi i veprës të autorit Skënder Sherifi. Te Qendra Kulturore për Rininë në Tiranë.
- b) Me datën 15 prill 2015, me iniciativën personale të Ministres së Arsimit dhe Sportit, zonjës Lindita Nikolla, organizohet një mbrëmje speciale te Salla e Teatrit Spahivogli në Tiranë, ku vetë ministrja znj. Lindita Nikolla i dhuron solemnisht autorit në emrin e vet personal dhe atë të qeverisë shqiptare, CERTIFIKATË “MIRËNJOHJE KOMBËTARE”, për gjithë veprën dhe angazhimin në kulturën frankofone dhe atë shqiptare me vlerat unike që i ka përcjellë autori në dekada.
6.) Po në Prill të vitit 2016: nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit, i organizohet autorit Skënder Sherifit, një Turne zyrtare në 12 shkolla të Mesme të Shqipërisë (Tiranë – Shkodër – Durrës) ku prezantohet autori dhe vepra e tij para nxënësve shqiptarë.
7.) Në librin e tij të fundit botuar me rastin e Jubilarit në 2015 në Bruksel me titullin: “ODISEJA E DASHURISË” janë përmbledhur në pjesën e dytë të veprës rreth 60 opinione profesionale mbi nivelin e veprës së tij nga disa autorë, kritikë të specializuar belgë, francezë, shqiptarë dhe kosovarë, zviceranë etj.
8.) Autori ftohet nga Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi RAMA për të marrur pjesë si Personalitet shqiptar, në SAMITIN e parë të DIASPORËS që do organizohet në Tiranë, mes datës 18 dhe deri me 20 Nëntor 2016.
SI PËRFUNDIM:
AUTORI Skënder SHERIFI, pas hyrjes së tij në Fjalorin francez të famshëm LAROUSSE në vitin 2003 në PARIS – si autor i evidentuar shqiptarë, ka vendosur që t’ia dhurojë si TESTAMENT SHPIRTËROR DHE LETRARË gjithë veprën tij Kombit të tij, SHQIPËRISË, ku e ka origjinën, gjenezën, por dhe KOSOVËS, ku ka lindur në vitin 1954, dhe si shenjë respekti ndaj vëllait të tij shpirtëror zotit Ibrahim Rugova, duke deklaruar se VEPRA e tij është një AMANET personal për Popullin shqiptar, për gjithë Brezat e rinj që do vijnë.
Kështu që Autori e ka çuar Misionin e tij Kombëtar deri në fund!