Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi hap kandidaturat për deputetë të LIBRA-s

Pasi mblodhi 10 mijë e 100 firmat, kreu i LIBRA-s Ben Blushi, hap kandidaturat për deputet të kësaj partie.

“BEHU DEPUTET I LIBRA-s

LIBRA hap fushatën për të zgjedhur kandidatët për deputetë. Kriteret tona janë të thjeshta. Mjafton mos jesh i krimininalizuar, mos jesh evazor dhe mos jesh kanabist. Për ta thënë më troc: mund te jetë deputet i LIBRA-s cdo shqiptar që nuk i ngjan deputetëve aktualë. Ju ftoj të gjithëve të kandidoni për LIBRA duke klikuar në libra.al.”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se LIBRA, siç raportoi “Shuplaka” paraditen e sotme,  ka arritur të marrë 10 mijë firmat që i duheshin për regjistrimin në zgjedhje.

Duhet thënë se dhe sipas asaj që thonë burimet vështirësia qëndron në faktin se të gjitha mjetet e identifikimit duhet të ishin të fotokopjuara për të shmangur çdo dyshim në lidhje me firmat.

Duhet thënë se Blushi pas bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës Ben Blushi dhe Partia e tij janë opozita e vetme që po i bëhet qeverisë brenda Kuvendit. Pasi PD-ja dhe partitë në koalicion me të, që prej 18 shkurtit nuk kanë marrë pjesë në seancat plenare.

Please follow and like us: