Albspirit

Media/News/Publishing

Ditmir Bushati në Washington, në takimin e thirrur nga Rex Tillerson

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur sot një vizitë në Uashington D.C. Takimi është organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, në kuadër të koalicionit anti-ISIS.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Bushati “do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit”.

Përveç marrëdhenieve dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, dhe roli i SHBA-së në rajon njoftohet se në focus të takimit do të jenë edhe zhvillimet e fundit në vend.

Pak ditë më parë 6 senatorë, i shkruan sekretarit të shtetit Rex Tillerson, të shqetësuar për rolin e ambasadës amerikane në Maqedoni dhe Shqipëri. Senatorët kërkonin të hetohej veprimtaria e Soros në rajon. Për Shqipërinë hidheshin dyshime se projekti i reformës në drejtësi, i sponsorizuar nga Soros, kishte nxitur protesta, ndërsa paratë e taksapaguesve amerikanë ishin përdorur për të financuar qarqet e majta.

Please follow and like us: