Librat më të mirë të të gjitha kohërave
Letërsia botërore është përfaqësuar nga vepra të mëdha, të shkruara nga autorë të mëdhenj, ku janë përfshirë trillimet, realiteti, poezitë – moderne apo antike – çdo gjë artistike që ja vlen të lexohet. Më poshtë renditen dhjetë librat më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë botërore. Sipas studiuesve të revistës “Time” lista si kjo kanë gjithmonë dy qëllime. Njëri është informimi. Tjetri, pa dyshim, që është nxitja e zemërimit. Autori Frank Micelotta shprehet se ai ishte i përgatitur për të marrë e-maile të inatosura nga lexuesit.
1 – Ana Karenina, Leo Tolstoi
Historia klasike e Leo Tolstoit mbi një dashuri fatkeqe, është një nga novelat më të admiruara në literaturën botërore. Gjenerata të tëra lexuesish janë magjepsur nga heroina e tij e mrekullueshme, me një martesë jo të lumtur të Ana Kareninës dhe marrëdhënies së saj tragjike me kontin e pashëm Vronski. Në botën e tyre, lidhjet e parëndësishme janë të zakonshme, por pasioni që lind mes Anës dhe Vronskit i kthen ata në objekt përçmimi dhe çon në izolimin e Anës. Mënyra se si marrëdhënia e tyre shkatërrohet është në kontrast të plotë me gëzimin që rrethon miqtë dhe familjen e saj, sidomos çiftin e ri Kiti dhe Levin, që përjetojnë një marrëdhënie prekëse. Ana Karenina është një kryevepër, jo vetëm për gruan e paharrueshme që përjeton dramë në fatin e saj, por gjithashtu sepse ajo eksploron dhe hedh dritë mbi pyetjen e madhe se si duhet jetuar plotësisht jeta!
2 –Zonja Bovari, Gustav Flober
Zonja Bovari është historia e një gruaje e gjendur mes dy botëve – në njërën anë është jeta e mërzitshme dhe rutinë e vendit ku ajo jeton me bashkëshortin, dhe në anën tjetër është bota e romancës dhe dashurisë: një fantazi. E shkruar me një ironi rrjedhëse dhe një zgjuarsi të mprehtë dhe duke tërhequr vëmendjen dhe arritur të prekë ndjenjat e lexuesve të shumtë, lidhur me karakterin kryesor të librit duke treguar mbi dëshirat dhe shpresat e saj fantastike, Gustav Flober arriti të shkruajë një vepër të madhe që bëri emër në historinë e letërsisë europiane. E mbushur me shpresë dhe me dëshpërim, historia e jetës së Ema Bovari është një histori që tronditi lexuesit e asaj kohe, po ashtu që arriti të prekë thellë lexuesit e ditëve të sotme.
3 – Lufta dhe Paqja, Leo Tolstoi
Kjo vepër e Tolstoit gërsheton jetën private dhe publike të individëve gjatë kohës së luftërave të Napoleonit. E ardhmja e personazheve është e lidhur ngushtë me historinë kombëtare që luhet paralelisht me jetët e tyre. Ballo dhe festa të alternuara me Këshillat e luftës dhe makinacionet e biznesmenëve dhe gjeneralëve, skena të betejave të dhunshme që kombinohen me pasionet e përditshme të njerëzve, shpalosen në një imagjinatë të jashtëzakonshme e cila nuk mund të kalohet. Kasta e jashtëzakonshme e karaktereve, duket sikur vepron dhe lëviz si të ishin të lidhur nga i njëjti fat, ndërkohë që novela vazhdimisht vë në pikëpyetje idetë e dëshirës së lirë, fatit dhe maturisë. Portretizimi i Tolstoit i marrëdhënieve martesore dhe skenave të jetës familjare është po aq i vërtetë dhe real sa ç’janë dhe ngjarjet që i vënë ato në dukje.
4 – Lolita, Vladimir Nabokov
Frikë, nderim dhe gaz – sëbashku me thyerje zemre dhe zgjuarsi therëse – përshkojnë skenat e librit Lolita, novela më e famshme dhe më e debatueshme e Nabokov, që tregon historinë e pasionit obsesiv, konsumues dhe fatkeq të Humbert Humbert kundrejt bukuroshes Dolores Haze. Lolita është gjithashtu historia e civilizimit të madh europian që rritet paralel me barbarizmin amerikan të pas luftës. Mbi të gjitha kjo është një novelë e dedikuar meditimit mbi dashurinë – dashuria si e shkelur dhe iluzive, e çmendur dhe transformuese – ku personazhet i japin një stil unik zhvillimit të ngjarjeve. Dashuria obsesive e Humbertit merr fund pas vdekjes së tij – vdekja e Lolitës gjatë lindjes në moshën 17 vjeçare bëhet shkas i vdekjes së tij.
5 – Aventurat e Hakëlberri Fin, Mark Tuein
Aventurat e Hakëlberri Finit, është historia e një djali të ri, Hak, i cili është në kërkim të lirisë dhe aventurave. Bregu i lumit Misisipi është sfondi i gjithë historisë. Hak rrëmbehet nga Pap, babai i tij pijanec. Ai kërkon të marrë 6 mijë dollarët e Hak. Në fund ai arrin të largohet nga shtëpia e braktisur ku mbahet dhe gjen një kanoe ku lundron përgjatë lumit. Në vend që të kthehet në shtëpi, ai vendos të ja mbathë. Gjatë rrugës takohet me Xhimin dhe sëbashku kalojnë ditë e net në kërkim të lirisë. Gjatë rrugëtimit të tyre, ata bëhen pjesë e shumë aventurave dhe bëhen shokë të ngushtë. Përgjatë këtyre aventurave, Hak mëson shumë mësime mbi jetën dhe përmirësohet si person. Ai zhvillon ndërgjegjen e tij dhe ndjenja të vërteta për njerëzimin. Kompleksiteti i karakterit të tij lidhet me aftësinë e tij për tu lidhur lehtësisht me natyrën dhe lumin.
6 – Hamleti, Uilliam Shekspir
Që në kohët kur kjo vepër legjendare është shkruar nga Shekspir, ajo shpesh është cilësuar nga kritikët, dijetarët dhe profesionistët e teatrove si një nga veprat më madhështore të shkruara ndonjëherë. I lëvduar dhe studiuar për përpikmërinë dhe kompleksitetin e tij psikologjik, dhe ndoshta për agresionin e tepërt – një djalë i ri, i nxitur për të marrë hak për vrasjen e të atit, vonon të veprojë. Në vijim ndodhin një sërë vdekjesh të tjera, dhe djali i ri humbet jetën në një betejë me një djalë të ri më aktiv, më të vendosur dhe më hakmarrës. Është portretizimi i pavendosshmërisë së karaktereve kryesore të veprës, i kombinuar me tematika të tjera që lidhen me “ndjeshmërinë” e qenieve njerëzore për tu korruptuar dhe natyrën tranzitore të jetës fizike që i kanë dhënë Hamletit madhështinë e tij të përjetshme.
7 –Getsbi i Madh, F. Skot Fixherald
Getsbi i Madh (The Great Gatsby) është një novelë e shkruar në 1925 nga autori amerikan Skot Fixherald, që paraqet jetën e disa karaktereve që jetojnë në një qytet ireal. Ngjarjet e novelës tregohen përmes narratorit të saj, Nik Karrauei, një student i sapodiplomuar në Jale, që është pjesë e botës që ai përshkon, por njëkohësisht dhe i ndarë prej saj. Ai bëhet pjesë e jetës së fqinjit të tij, dhe padashur përfshihet në fundin fatal që pret atë dhe ish të dashurën e tij, Deizi. Historia fokusohet kryesisht në jetën misterioze të djalit të ri milioner Xhei Getsbi dhe pasionit të tij donkishotesk për bukuroshen Deizi Bukanan. Ajo është historia e ardhshme e një financieri të ri idealist i cili, gjatë periudhës së një vere të paharrueshme, mëson të vërtetën e hidhur mbi lidhjen ndërmjet së vërtetës dhe iluzionit, ndërmjet së shkuarës dhe të tashmes; eksploron tema të rënies, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit dhe trazirave sociale duke krijuar një portret të periudhës së xhazit. Narracioni, është konsideruar nga kritikët, dijetarët dhe lexuesit si një gjykim i të ashtuquajturës “Ëndrra Amerikane”.
8 – Në kërkim të Kohës së Humbur, Marsel Proust
Në Kërkim të Kohës së Humbur ose Kujtimi i Gjërave të Shkuara (frëngjisht À la recherche du temps perdu) është një roman gjysëm-autobiografik me shtatë vëllime nga Marsel Proust. Kjo është vepra e tij më e famshme dhe shumë popullore për shkak të gjatësisë së madhe dhe për shkak të nocionit të kujtesës. Vepra Në Kërkim të Kohës së Humbur ka fituar zemrat e lexuesve që kur botua për herë të parë. Prusti filloi ta shkruajë këtë vepër në vitin 1909 dhe e vijoi punën deri në vitin 1922, kur vdiq. Ajo u botua në Francë pjesë mes viteve 1913-1927. Shumë nga idetë, motivet dhe skenat e romanit shfaqen në formë të përvijuar edhe në romanin e papërfunduar të Prust Jean Santeuil (1896-99), si dhe në hibridin e papërfunduar të esesë filozofike dhe historisë, Contre Sainte-Beuve (1908–09). Prust vdiq para se të përfundohej rishikimi i pjesëve finale. Vëllai i tij Robert redaktoi tre vëllimet e fundit, të cilat u publikuan pas vdekjes.
9 – Historitë e Anton Çehov, Anton Çehov
Historitë e Anton Çehov përmbajnë një sërë temash, motivesh dhe simbolesh që lidhen me jetën reale. Sëmundjet shfaqen në të gjitha historitë e Çehovit dhe protagonistët e tij vuajnë nga sëmundje tragjike me pasojë vdekjen. Autori përdor fuqinë simbolike të vdekjes për të theksuar fundin e jetës dhe përuljen njerëzore ndaj “kapriçiove” të fatit, dhe si një simbol të degjenerimit social, ku përdoret si një fokus për të treguar ndjeshmërinë individuale ndaj trazirave shoqërore. Një element i rëndësishëm që përfshihet në historitë e Çehovit është komunikimi dhe ndërprerja e tij, me një fokus të veçantë në komunikimin vertikal ndërmjet klasave të ndryshme shoqërore. Ai përdor si simbol ushqimin si një mënyrë për të treguar pasurinë e personazheve të tij.
10 – “Mes Marsi”, George Eliot
I quajtur ndryshe edhe si “Një studim i Jetës Provinciale”, ajo trajton një sërë temash që lidhen me statusin e grave, natyrën e martesës, idealizmin dhe vetë interesin, fenë dhe hipokrizinë, reformat politike dhe edukimin. Zhvillimi i ngjarjeve është normal, toni është udhëzues (me një zë autoritar që herë pas here shpërthen gjatë narracionit). Pavarësisht faktit se ai ka disa karaktere komike dhe emra komikë karakteresh, kjo është vepër e realizmit. Përmes mendimeve dhe shprehjeve të karaktereve të ndryshme ne bëhemi të ndërgjegjshëm për çështje të rëndësishme. Kjo novelë është e botuar në tetë libra dhe reflekton histori të jetës reale. Ajo është konsideruar si një nga novelat më të mira të shkruara në gjuhën angleze.