Albspirit

Media/News/Publishing

‘Lojëra lufte’ në rajon? Luftanija amerikane kalon Bosforin dhe zbarkon në Rumani

Një luftanije e avancuar amerikane me dhjetëra marinsa në bord , ka kaluar ngushticën e Bosforit  dhe arriti mëngjesi e sotëm në Detin e Zi, për stërvitje të përbashkëta me Marinën rumune.

“Luftanija ‘USS Carter Hall’ mbërriti në Detin e Zi për të marrë pjesë në stërvitje dypalëshe trajnimi me skuadrën ushtarake rumune ‘Stuhia e Pranverës’”,- tha flota e gjashtë amerikane në një deklaratë.

Ushtrimet do të zhvillohen jo larg nga porti rumun i Konstancës nga data 18 deri në dhe 21 mars dhe do të mbledhin 1200 ushtarë amerikanë dhe rumunë shkruan “RT”.

Lojërat e luftës do të përqëndrohen në mbrojtjen e bregdetit dhe qyteteve rumune në këtë zonë.

Theksojmë se Flota e gjashtë e  Marinës amerikane, me seli në Napoli të Italisë, është komandantja për Evropën dhe Afrikën.

Këtë javë, katër luftanije të  NATO-s lundruan në Odessa, porti ukrainas i Detit të Zi. Trupa nga Polonia, Spanja, Gjermania dhe Turqia janë duke marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake për të rritur lidhjet me homologët e ukrainas, sqaron “RT”.

Please follow and like us: