Albspirit

Media/News/Publishing

LSI, partia më e pasur në vend. Shuma që mblodhi duke ia kaluar PS e PD

LSI është partia me të ardhurat më të mëdha në Shqipëri, për vitin 2016. Lajmi e jep politologu Afrim Krasniqi, referuar një studimi të kryer nga Instituti i Studimeve Politike. Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milionë (të reja) më shumë se PD… “­ thuhet në studim. Vetë Krasniqi shkruan se partitë mbeten shkelëse konsensuale të Kushtetutës në pikën e deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimet e tyre.

“Te dhenat për vitin 2016:

partia më me shumë të ardhura është LSI, dhe jo dy partitë e mëdha, PS e PD. Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD. Shpjegimi? Partitë në qeveri, për shkak të aseteve e përfitimeve informale të pushtetit, kanë gjithnjë më shumë të ardhura sesa partitë në opozitë. Partitë e modelit klientelist kanë strukturë funksionale financimi sipas vendit të punës që kanë marrë anëtarët dhe sipas hierarkisë në vendet e punës….”­ shkruan Krasniqi.

Please follow and like us: