Lulzim Basha: Republika e re me qarkullim elitash
Kreu i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi sot qarkullim elitash në partinë e tij por edhe në politikën shqiptare. Ndërkohë që deklaroi se do të ketë ndryshim rregullash loje jo vetëm mes partive politike por edhe brenda partisë që ai drejton. Nuk do të emërohet askush, do të zgjidhet dhe qytetarët do të vendosin elitën politike sic e duan ata.
Në Republikën e Re tha Basha të rinjtë do të kenë vendin e tyre. Grupi parlamentar i PD do të ketë 1/3 të rinj dhe kjo është meritë e të rinjve që do të bëjnë ndryshimin.
Në vijim kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi që ditën e parë të qeverisë së republikës së re do të zhbëjë ligjin për arsimin e lartë në këtë shesh. Studentët do të paguajnë aq sa kanë mundësi të përballojnë.
Kryetari i PD tha ndër të tjera se nuk do të lejohen zgjedhje në të cilat qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhin, ndërkohë që paralajmëroi se po shkurtohen ditët e qëndrimit në cadër, pasi sipas tij zgjidhja po vjen