Nishani dekreton 4 ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama’
Presidenti Nishani ka shpallur dekretet për 4 ministrat e rinj. Të enjten pritet që ata të votohen në Parlament. Në faqen online të presidencës janë publikuar dekretet si më poshtë:
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Olta Xhaçka
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj
Gjatë këtyre ditëve është debatuar fort mbi figurën e ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafa. PD i kishte kërkuar Nishanit të mos e dekretonte me argumentin se ka torturuar njerëz në diktaturë ku ka punuar si hetues.. Por, gjatë ditës së djeshme, Nishani deklaroi do ta dekretojë Xhafën edhe pse i duket kandidturë e papërshtatshme.
Nishani për Xhafën: “Kam ndjekur me shumë shqetësim debatet e fundit lidhur me propozimin e Xhafaj për Ministër të Brendshëm. Ka pasur dëshmi publike shqetësosese në lidhje me kanditaturën e Ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune gjatë procesit hetimor dhe kjo jo vetëm për subjektet që hetohen por edhe ndaj familjarëve.
Në vlerësimin tim kandidatura e tij është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të refuzojë një kandidaturë për ministër, sepse i vetmi kusht është ai i plotësimit të kritereve si deputet. Nëse Kushtetuta do tja njihje këtë të drejtë Presidentit unë do ta refuzoja propozimin”.