Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani shpall “Nderi i Kombit” trainerin Ylli Tomorri

Traineri dhe sportisti i mirënjohur në sportin e volejbollit shqipëtar, Ylli Tomorri është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin “Nderi i Kombit”.

Traineri aktual i Partizanit të meshkujve është vlerësuar nga Kreu i Shtetit me motivacionin “Sportist dhe trainer i mirënjohur me kontribut të çmuar, i cili i lartësoi dhe nderoi me lojën e rezultatet e tij për shumë vjet klubet Studenti, Partizani si dhe Kombëtaren shqiptare të volejbollit në garat europiane dhe botërore”.

Ky dekorim u bë në festën e 70-vjetorit të krijimit të klubit Erzeni që u organizua nga kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, një ish volejbollist i këtij klubi me traditë.

Në një intervistë për SuperSport, Ylli Tomorri ka shprehur mirënjohjen për të gjithë bashkëpuntorët e tij në këto vite karriere.

“Falenderoj të gjithë lojtarët e mi në breza dhe miq e shokë për mbështetjen ndër vite, që kontribuan në dekorimin tim si “Nder i Kombit”- u shpreh Tomorri. Pikërisht nën drejtimin e tij në fillimin e muajit mars skuadra kryeqytetase e Partizanit do të rikthehej të fionte Kupën e Shqipërisë pas plot 23 viteve mungesë.

Please follow and like us: