Albspirit

Media/News/Publishing

“PS e mbushur me pinjollë të ish-elitës komuniste, të kuptojnë se qytetarët janë mbi pushtetin e tyre”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet Facebook është shprehur se Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, sipas tij “të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste”, duhet ta kuptojnë se sovraniteti i qytetarëve është mbi pushtetin e tyre.

Basha ka ritheksuar qëndrimin e shprehur vazhdimisht gjatë protestës që kaloi muajin tashmë, se “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se opozita është e palëkundur në qendresën e saj.

Please follow and like us: