Shpërndarja gjeografike e bektashizmit në trojet shqiptare
Hasluck jep dëshmi të qarta të vendosjes së bektashianëve në të gjitha trojet shqipfolëse.
(konica.al)-Një nga kapitujt më interesantë të studiuesit të madh anglez mbi shpërndarjen gjeografike të Bektashizmit nëpër botë është kapitulli mbi Epirin. Hasluck ishte një arkeolog shumë i njohur dhe me një kulturë të jashtëzakonshme. Po botojmë një ndër kapitujt më të rëndësishëm të librit të tij që flet me dëshmi përhapjen e bektashizmit në fillim të shekullit të kaluar në gjithë trojet shqiptare.
Në Epir, Bektashizma nuk duket të ketë ndal rraje të qëndrueshme në juge të paralelit 40. Me gjithë mbrojtjen qi ka pasun tarikati nga an’e Ali pashës. Bektashitë pranojnë që nuk kan pasur kurrë teqe të tyne në Janinë e cila ka qenë Kryeqyteti i tij. E vetmja gjurmë e tyne në Janinë asht vorri i Hasan Sheret babajt, nji shenjtor i kohës Ali Pashës dhe vorri i Aliut, vetë guri i vorrit të cilit më parë kishte taxhen e ditun Bektashiane. Mbi rrugën ndërmjet Janinës dhe Mërçovës nji teqe e cila ka qenë aty ma përpara tash asht lanë mbas dore. Na mundena me e shikue atë si nji nga ngrehinat e Ali Pashës të sajueme për me kontrollue rrugën e randësishme qi të con në thesali,.
Në veri të paralelit 40,mb’anë tjetër qëndron, ose dreji në turbllinat mbas luftës Ballkanie, ka qenë fortesa e bektashizmës e të nantëmbëdhjetit shekull, e cila tash asht e ndame në dy pjesë nga kufini artificial (jo i vërtet) ndërmjet provincës Greke t’Epirit verior dhe pricipatës Shqiptare. Nji Bektashi nga kjo krahinë (Toskenija) më ka thanë mue se ketu bashfetarët e tij përbajn nant të dhjetat e popullsisë muslimane, kundrejt nji të dhjetës ngaj Gegve në veri.
Për sa i përket historisë së Bektashizmës në Epir, kërkimet e mia kanë muajt me stabilue fakte skjaruese:
I –qe bektashizma aty asht perhapun në kohët e vona dhe e II, rruga e forcimit qi ka pasë marë i detyrohet kryesisht ndikimit t’ Ali pashës (1759-1822) i cili ka qenë vetë nji pjestar i tarikatit. Toskët e njohin teqen e Kosturit si ma të vjetër në vendin e tyne ,po Kosturi gjeografikisht i përket Maqedonisw. Data e themelimi të teqes nuk dihet me saktësi, dhe, si në çdo send në Rumeli shejntorët i vorrosin aty i perket. Periudhës së pushtimit të vendit nga an’e Turqv dhe personaliteti i tij asht krejtësisht mbi njerzuer. Mb’anë tjeter n’anën shqiptare të maleve datat e vdekjes shejntorëve janë të vonshme dhe të njohuna. Ata nuk janë tjetër veç se themelues të teqeve ku pushojnë eshtnat e tyne, nga pikpamja e vjetërsisë për teqen e Gjinokastrës, pretendohet se asht ma e parë se koha e Ali Pashës, por kete gja nuk gjendet ndonji provë.
Për grupin e teqeve të Korçës, për atë të Konicës, për teqen e randësishme e frashërit e disa tjera asht pranue se janë ngrehina të kohës Ali Pashës, ndërsa për shumë tjera pohohet se janë shumë të reja.
Me fare pak pre përjashtime, shenjtorët e vorrosun në teqet Shqiptare duket se ku janë të nji randsije të madhe fetare, mbasi Babaj i tashëm nderohet ma shumë se të përparshmit.
Nji i huaj konstaton se temperamenti (natyra) i shqiptarit ka zhvillue nji formë të Bektashizmës në të cilën organizimi shoqnuer çmohet nga shumë se ana fetare dhe bestynisë.
- Ky medium doli në dritë shumë kohë mbrapa (vdekjes Ali Pashës) tue u bazue në peshimet (evidencat) e gojdhanave, gja qi nuk asht fort e besueshme, mbasi nji figuurë si Aliu dallohet me madhështie në mendjen e popullit dhe kështu ban qi ti mvishen edhe punë qi nuk i ka bamun.
(Religious-superstitios). Gjithashtu ngatë jashttmit asht kuptu se teqet Bektashiane nde krahina nuk kanë ndonji gja dalluese njana me tjetrin dhe nuk kanë ndonji plan të caktuem. Ato përgjithsisht janë godina të thjeshta dhe të forta, ashtu si shtepijat e mira të vendit, dhe të vendosura jashtë katundeve dhe shumë rrallë afër qyteteve të randësishëm. Vorret e shejntorëve janë në tybet fare të thjeshta, larg nga teqet, thuhet për asye hygjenike.
Nji gja karaktetisttike për kohën në të cilën Bektashizma asht përhapun në Shqipni, era e revulucionit Frengjisht, randësija qi u asht dhanë këtu disa ideve liberale, të paktën në theori, si vllaznimi i njerzve dhe mos pasja rendesi e dogmës dhe e formalitetteve në krahasimin me sjelljen. Të dyja këto ide, nuk janë ë kjarta më mendimin e dervishve, por ata janë rranjësisht kontre të rreptit ideal t’Islamizmit për përhapjen me anë të shpatës, i cili ideal nxiti Jeniçerët në ditët e tyne të ngadhimit dhe ai shifet në kuttimin e shejntorëve të hershëm Bektahsi si Kamipone.
Bektashizma asht përhapun në Shqipni në kohën e revulucionit Freng. Kjo kohë ka nji ndryshim me periudhën e ma parshme të besimit bektashian. Në këtë kohë, ketu në Shqipni, Bektashizma të paktën në theori, ka predikue disa ide liberale si vllaznimi i njerzve pa dallim race dhe feje ose klase dhe se sjellja e mirë e njeriut ka ma randei se çështja e besmit dhe e respektimit të formaliteteve fetre si falja. Agjërimi etj. Detyrime te tilla (përkthyesi).
Mbi njerzore.
Presekutimi ibamë nga sulltan Mahmudi në vitin 1826 preku lehtë bektashitë Shqiptarë. Jo vetëm për faktin se lëvizja Bektashiane Shqiptare. Jo vetëm pwr faktin se lëvizja Bektashiane nuk pat mbrimun kulmin në Shqipni, por pa dyshim edhe pse vendi ishte i eger dhe forcat turke nuk mun t’afroheshin me lehtësi në këto anë. Prandaj na, me të vërtet, mundena me besue se, gjatë presekutimeve të kësaj koheje Shqipnija ka qenë nji vend strukjeje për Bektashite nxjerrun jasht ligjit kudo në Turqi, sidomos për ata me origjinë Shqiptare.
Të vetmit kundërshtar të Bektashizmës në Shqipninë e Jugut kanë qenë tarikatet e vendosn Sadi (Leskovik) dhe Helveti, nji dege e këtij tarikati m emën Hajati ka ose ka…
Ideja e vllaznimit njerzuer dhe neglizhenca ne te ky emën e urdhrimeve fetare qi u përmendëm ma nalt asht dhe parimet e qeta bektashiane, të cilat deri në nji farë mase, mvaren nga ato ide, nuk janë të kjartë në mendjen e klerikëve Bektashi Shqiptarë: por ata klerikët shqiptar bektashi janë fare kontre parimit të rreptë t’Islamizmes për përhapjen e fesë me anë të forcës, sado që ky ideal nxiti Jeniçerët në ditët e tyne të ngadhimit për me luftue pa mëshirë kontre popullatave të Kristera nden ndikimin e shejntorëve luftëa të hershëm Bekatshi të cilët, nga besnikët Bektashi, njihen si kampione mbi njerzore të besimit (Perkthyesi).
..Ka pas teqe në Tepelenë (e djegun), Leskovik (e djegun), Korçë (e shaktërrueme), viglishte, Cagerie,Prog dhe n’Ohër. Tarrikati Halveti-hajati thuhet se ka ardhë në Shqipni ma vonë se Bekashizma, por në qemerin e portës së teqes shkatërrueme në Leskovik shiet data 1211 Hixhri = 1796-97. Kjo vërteton se nuk asht e voshme ardhja e atij tarikati në Shqipni.
Sulltan Abdyl Mexhidi (1839-61), thuhet se, jo vetëm se nuk ka vazhdue në presekutimin e Bektashive por se ka dhanë urdhratë kjarta (pozitiv) për mos cenimin e tyne. Sulltan Abdyl Hamidi duket të ketë pasun dyshim ndaj tyne dhe thuhet s ka dergue në Shqipni nji nepunes sekret për me bame hetime tinzisht dhe me i raportu atij përhapjen e herezisë dhe sasinë e teqeve, porse nuk u ba kontre Bektashive ndonji ndjekje dhe nuk muarrem masa aktive në kohën e ij. Dyshimet e tij ka mundësinë të jenë bazue në pjesëmarrjen e Bektashive në lëvizjen Kombtare të vitit 1880-1 kur po diskutohej lëshimii nji pjese të Shqipnis së Jugut tw Greqisë, dhe Shqiptarët çuen krye ndën udhën e Abdyl Bej Frashërit, ë dukje për shpëtimin e provincave të kanosna të Turqisë, por se në të vërtetë lëvizja synonte nji shtet Shqiptar të pa mvarun.
Bjerrjet e tarikatit bektashi në Epir gjatë turbllimeve të ngjamun mbas luftës Ballkanike kanë qenë shumë të mdhaja; shumë teqe kanë qenë djegun nga themeli dhe shumica e atyne qi shpëtuen nga djegja, janë pj plaçkit me të gjitha mënyrat nga Epirotet e pa rregullshme. Çfajsimi i bamë për me justifikue keto vepra ka qenë I-se Tarikati ka qenë nderlikue në lëvizjen kombtare Shqiptare (pra ka qenë kontre Grekut) dhe e Iise për shumë teqe asht synue jo vetëm se kanë strehue banda, por edhe t’arratisur të drejtësisë(kriminelë)(të dyja) kategorit në kryengritje dhe se teqet kanë marë pjesë në plaçkitjet e ty bame nga an’e tyne, kësaj akuze bektashitë ka mundësi t’i përgjigjen se ata ishin aleatë të natyrshëm të ….. Të çështjes shqiptare, për gjak dhe gjuhë, dhe se mikpritja, pa marrë parasysh personat, asht regulla e tarikatit. Asht e kjartë se nji vend si Shqipnija mirqenja e dukshme e teqeve dhe natyra e klerikve bektashian, ka qenë e mjaftme për me terhjekun lakminë e kapidanve të guerljeve (kumitave, greke). Thuhet se shumë dervishë janë vramun prej tyne pse nuk kan pranue me tregue pasunin e tyne qi pandehej të kenë.
Lista qi vazhdon permba teqet Bektashiane n’Epirpara luftës Ballkanike. Katundet qi kanë ose qi kanë pasë teqe janë rrejshtue mas qytetit ku ata bajnë shitblerjet e tyne ash tregue me sa ka qenë e mundur .
GJIROKASTRA. Thuhet se Bektahsizma ka ngule kambe në këtë qytet, këtu e njiqint e pësë dhjetë vjet më parë, ndikimi i Ali Pashës ka qenë i fortë ketu, me qenë se nji motër e tij ka qenë martue me nji bej shmë të fuqishëm të vendit. Teqeja kryesore dhe tash e vetmja qi ka shpetue asht teqeja e Haxhi Sulejman Babajt, ndertue prej bukuri në nji vend të naltë afër qytetitt. Aty qëndrojshin njizet dervishë para luftës. Tash janë dhjetë, shumica e të cilve janë refugjat(muhaxhire)t’adhn nga teqet e shaktërume në Shqipni dhe gjetiu. Historija e teqes nuk munt të thellohej përtej shtatëdhjetë vjetve: ma e hershmja nga të katërr tyrbet ku janë vorret e Babave të vdekun mban datën 1862-3, por si mbas gojdhanave Gjinokastra, në nji datë të hershme të pa caktume, ka qenë vizite nga an’e Shejntorëve Hasan Baba dhe Mustafa Baba, nga të cilët ky i fundit asht varrosun aty. Në Gjirokastër kanë qenë edhe dy teqe tjera në emnë të Ali Babajt dhe Zejnel Abidin Babajt. E apra ka qenë mbrenda në qytet dhe e ddya ndërmjet të praës dhe teqes Haxhi Sulejmanitt. N’afersinën e Gjinokastrës (katër orrë në jug-lindje) asht nji teqe e ndertueme rishtas, në NEPRAVISHTE.
Në tepelenë, vend lindja e Ali Pashës nuk ka pasun kurrë nji teqe Bektashiane por nëpër katunde t’asaj krahine. Ato janë :
DUKA (nji gjysëm ore nga Tepelena).
TURAN; (nji shejntor asht Ali babaj)
VELQOJ (nji gjysëm ore)
NEMALIA(nji orë e gjysëm), për teqen ketu, thuhet sse asht shtatë dhjetë vjeç e vjetër.
KOSHDAN(nji orë e gjysëm) shejntori asht Ismail babaj sdhe për teqen thuhet se asht nji qind vjeç e vjetër.
Të gjithë këto teqe kjenë shkatrrue në turbullimet e fundit. Autori Leake përmend nji teqe ose kuvend dervishesh në rraz të malit Trebeshin, prej tej lumit nga an’e Tepelenes. Nga pozicioni i saj kuptohet të ketë qenë nji ngrehinë Bektashiane.
Në PËRMET, ka tri të katërtat e populsisë Muslimane kanë qenë Bektashiane, asht nji teqe për të cilën thuhet se asht pesëdhjetë ose gjadhtdhjetë vjeç e vjetër. Kjo teqe asht në rraze të kodrës mbi qytetin tash (1915) në teqe ndërsa dervishët banojn në qytet.
ALI POSTIVAN. Në këtë anë ka qenë nji teqe me vorrin e Ali babaj, e djegun në viti 1914.
KONICA. Thuhet se asht teqeja ma e vjetra në këtë krahinë. Ajo ka vorrin e Hajdar Babajt dhe ka shpetue e pa damtume ne vitin 1915
LESKOVIK. Popullata e këtij qyteti në nji kodër dhe në mirqenje (deri në luftën ballkanike) ka qenë me shumice Bekashi. Teqeja ka qenë jash qytetit, në nji kodër mbi rrugën e Kolonjës dhe thuhet se ka qenë nja tridhetë e pesë vjeç e vjetër. Ajo kishte vorrin e Abedin Babajt dhe aty ishin shtatë ose tetë dervishe. Ajo tash asht krejt tesisht e shktaërrueme.
BACKA (në jugë)ka qen themelue nga Melçani dhe tash asht e shktaërrueme. Në këtë krrahinë në Vresppa ka nji zijaret (vend vizitimi) nga an’e popullit.
FRASHËRI. Para luftë ballkanike, këtu a qenë nji teqe e madhe dhe e randësishme e mbajtun prej nji Babaj dhe nja njizet dervishve e cila kishte vorrin e Sheh Nasibi-ut ky shejntor i cili ka qenë bashkekohesh i Ali Pashës, asht shumë i nderuem dhe thuhet se Toskët përmendin emrin e tij në rast betimi në vend t’emnit të perëndisë.
Emni i tij origjinal ka qenë Muharrem baba por kur ai bani zijaretin e tij teqes haxhi Bektashit, porta e teqes u happ vetveti para tij, dhe babaj i teqes përmendun tue e njoftue kete ngjarje për nji mrekulli, tha “ Ky asht fati (nasib)yt” thuhet se Nasibiu bashkë me sheh Aliun dhe Mimin i kanë parathanë Ali Pashës t’ardhmen e tij të shkëlqyeshme tue e paralajmërume gjith’ashttu për fatin qi priste në asht se nuk do të qeveriste me drejtësi. Teqeja e Frashërit, bashkë me vorrin e Nasibiut ka qenë djegun që nga themeli në vitin 1914 tash teqea (asht rndërtue dhe) banohet nga pak dervish.
Në krahinën blektoriale të rrafshnaltës së Kolonjës e cila ka për qendër katundin Herseke gjysë të shkatrruemeqe kur plasi lufa (ballkanike):-
KRESHOVA (dy orë në veri të Hersekes), me vorrin e Hasan Babajt.
QËSSARAKA, me vorrin e Haxhi babaj.
BARKASHI (në jug të Hersekës), me vorrin e baba Slejmanit. Tri dhjet e pesë vjeç e vjetër. Ajo ka pasun nja pesë dervishe para luftës.
STARJA, kjo teqe asht ma kryesorjae jo e tyne dhe ndodhet në nji naltësinë sipër katndit qi mban të njejtin emen, nji gjysë ore në të djathtë të rugës së naltë qi të çon në Moskopolis (Voskopojë). Teqeja ka qenë plaçkitun nga kryengritsat Grekë, por ndertesat e forta dhe jo të bukra kanë shpëtue. Data e themelimit të saj huhet se asht para nji qint e tetë vjetve. Ka mundësi çi kjo datë të jetë ajo e vdekjes se themeluesi të sajë (Hysejn Baba) i cili asht varrosun në nji tyrbe të thjeshtë e të këndëshme, larg nga dhomat e banimit. Antikameraja(paradhoma) e tyrbes përdoret për fjetje të sëmurve me qëllim shërimi. Aty asht nji baba, i cili ka parinë mbi baballarët tjerë të ati vendi, dhe pesë derivshe. Në këtë teqe nuk ka xhami ose mesxhid: para dhoma e njanës nga tyrbet përdoret për këtë qëllim në rast nevoje.
QARTOM. Këtu asht nji teqe e vogël e cila duket të jetë ndërtue e re. Kjo teqe asht tre çerek orë në jug të Korçës dhe pesë minuta nga katundi qi ka pat emen. Që nga koha e kryengrytjes (veri epirote) gjatë së cilës teqeja asht plaçkitë, nuk asht caktue babaj. Ajo tash mbahet nga aan’e nji dervishi.
TURAN. Kjo teqe nji gjysë ore në jugë Perëndim të Korçës, asht nji ndërtesë e vogël, mvaret në teqen e Melçanit dhe nuk ka Baba të vetin, shejntori i vorrosun aty asht Ali Babaj.
Teqeja KUCIT formon nji halë ndërmjet Epirit dhe Maqedonisë, nji gjysëm ore ndërmjet Viglishtes dhe Korçës, mbi rrugën qi të qon në Kostur.Teqeja ndodhet në fshatin qi ka po atë emë (Kuç).
Ajo ka nji tyrbe me vorret e mande shejntorvetë pa njoftun (anonim), për të cilit si mbas zakonit thuhet se janë shumë të vjetër (por pa prova). Babaj i Kosturit më ka thënë se teqeja e Kuçit ka qenë themelue nga nji i quejtun Ibrahim Baba, para ndjekejve (presekutimeve) të vitit1826. I pari shejnto Hafiz Babaj, ka vdekun ka nja tet vjetë. Teqeja e Kuçit tash mbahet nga nji baba dhe dy derivshe. Ajo ka qenë plaçkitun nga Epirotët, por ka shpëue nga djegja.
SHQIPNIJA
Në principatën e tashme të Shqipënisë krahina kryesore bektashiane asht ajo e përhapur aty ketu mbasi atje asht fortë sunizma dhe se gegët e kundërshtojm me vendoshmëri. Mallakastra asht nji krahinë toske ,e cila shtrihet ndërmjet lumit Vjosë dhe atij të Beratit. Bektashizma në Toskeni asht nji vazhdim i natyrshëm i asaj të Tepelenës, nga e cila asht e ndame vetëm nga nji kufi thjeshtësisht i sajuem(artificial)
Teqet e shumta Bektahiane të cilat ishin në Mallakastër para luftës (Ballkanike) tash janë të lanuna dhe tue shatërrue. Ato teqe të cilat patën shhpetue nga bashi buzuukët (i rregullars) Epirotët të Krishtene (të cilat banë vandalizma të mdhaja në Shqipninë e jugut) pak mbas lutës Ballkanike, këto kohët e fndit kanë qenë shkatërue nga an’e Gegve,partizane t’ Esad Pashës nga Tirana.
Hisorija e kthimit të kësaj krahine në Bektashizëm nuk dihet mirë, por duket se të gjithë pranojnë se asht e vonshme, shumë ma e vonshme se ajo Shqipnis nden Greqinë (Tepelenë e poshtme). Teqet e Gllavës e të Kapanit, më kanë thanë mue kompetene se janë ma të hershmet. Mosha e tyne thuhet se asht e para njiqint dhe e dyta tridhjetë e pesë vjeç duket të jetë shumë e mundshme qi propaganda Betashiane të ketë fillue , në këtë krahinë, në kohën e Ali Pashës, për deri sa na dimë se tarikati ka pase ngulë kambë shumë lrag në veri (në Kru) në kohën e tij, dhe disa bektashi pretendojn se kanë marë pjesë në këtë lëizje Ymer Vironi nga Berati dhe…
Nji far Mahmud Bej Vlora bashk me kahas t’Ali Pashës. Gjurma të Bektashizmës janë gjind në Vlorë dhe në Berat.as Ymeri as Mahmudi nuk kanë qenë si Ali Pasha, figura të mdhaja të cilave gojdhanat popullore mveshin ngjarje e randsishme.
Në krahinën e Mallakastrës kanë qenë teqet qi tregohen këtu poshtë:
GLLAVA
MELANI
RABIA
ARNITASI
KRAS; Shejntorit i vorrosn në këtë teqe asht Muharem Babaj.
DUKASI
PRISHTA; për këtë thhet se ka qenë nji teqe e randsishme
DERVISHIJE,
BUBIZI; kët kanë qenë djegun ti, teqe nga an’e Epirotëve
KAPANI.
KREMANAR
KOMARI
OSMAN ZEZA
MARICA
GRESHNICA
PANARIT; nji teqe e themelueme tash vonë.
SHEN MREIN, ose “Vendi i Shenjtorit” kështu e quajtun nga vizita legjendare e Sari Salltikut.
Shkrimtari Patsch ka përmend nji vor shejntori Bektashi Të quajtun Kusum baba Vlorë dhe në Hekal nji palë vorreze me vorre guret e të cilave kanë taxhen Bektashianë.
Jasht krahinës së Mallakastrës, ka ose kanë qenë teqe deri vonë, në Shqpninë e Jugut, nëBERAT, në DRIZE në lindje të Beratit mbi Devoll dhe në Tomoricë, në jugë në THREPELdhe në veti ke ujnat kryesore të lumit të matit, në MARTANESH.
Në Shqipninë e Veriut ku, ashtu si kemi thanë ma nalt, shmicën e popullatës muslimane asht sunni N’atë pjesë të Shqipnisë ka teqe Bektashiane në vendet qi tregohen këtu poshtë;
ELBASAN; kjo teqe e themelume prej nji fara Mustafa Babaj i cili ka qenë vorrosun aty, këto kohët e fundit ka qenë shkatërrue nga an’ë e Gegve.
DIBRA. Edhe për teqen ai ka qenë këtu, thuhet se ka qenë shkatërrue nga an’e Gegve.
Nga përshkrimi i gojdhanës Sari Salltikut nga an’e shkrimtarit freng Degran kuptohet se ka zijarete bektashiane në Durrës dhe në Shijak I për popullin e Tiranës i njajti autor thotë se asht e përbame nga sektet Bektashi dhe Rufai.
KRUJA. Popullsia e këtij qyteti duket me qenë gati e tana Bektashi. Randesija e Jashtzakonshme e Krujës si nji vend zijareti bektashian kupohet nga tregimi i (inteesant) i shkrimtarit freng Degrand qi përmend ma nalt mbi vorre e shejntorve, të cilët si mbas gojdhanave janë treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë E gjashtë dhete e gjashtë mbrenda dhe rreth e përqark qytetit këtu.
Bektashizma duket të jetë përhapun aty nga fundi i shekullit tetëmbëdhjetë nga an’e Shemimiut, agjent i Ali Pashë Tepelenës, i cili themeloi në Krujë nji teqe në vitin 1800 dhe në fillim ka bashk punue më kryetarin e Krujës Kapllan Pash Toptani kundër Pashës së Shkodrës qi sishte fqinj i tij mbasi ky i fundit ka qenë kundërshtar i Aliut të Janinës. Ma vonë shehu missionar (i ngarkuem i Ali Pashës) u çart me Kapllan Pashën. Ky i fundit i thotë se Shemimiu ka qenë ble nga Pasha i Shkodrës. Ka mundësi që shkaku i këtij pretendimi të ketë qenë se Shemimiu ka dyshue për ni gja të tillë për vete Kapllan Pashën dhe për mungesë besniije kundrejt ali Pashës dhe partisë Bektashianë. Kapllan Pasha i dha urdhën Shemimiut për me u largue nga Kruja; ky i fundit deshi t’a vrase Kapllan Pashën për me u hakmar por nuk ija doli dhe koj punë i kushtoi atij jetën. Por ndjenja e publikut në Krujë ishin kaq të forta për Shemimiun, sa qi mbas vrasjes së tij, familja Toptanase nuk mujti ma me qendrue në Krujë dhe erdhi në tiranë.
Grindja e familjes Toptanve me Bektashitë, shtu si u përmend ma nalt , asht vazhdue nga Esad Pash, përfaqësues i saje modern
Kruja asht nji nga shumë vende të shoqnueme me aventurat e Shejntorëve Bektashi Sari Salltk . njana nga dy teqet kryesore ajo e malit Krujës ka nji vorr të këtij Shejntori, tjetra në fushën e Krujës nji orë e gjysëm larg qytetit, ka vorrin e Baba Aliut. Kjo e fundit asht përshkrue nga an’e Ippen-it me disa hollisna. Në kohën e Ali Pashës Bektashitë kanë qenë përzanë nga Shkodra për arsye politike dhe duket se nuk kanë muejte ma me nguln kambë atje.