Albspirit

Media/News/Publishing

Soros dhe lufta kundër Perëndimit

Nga Ian Buruma

Ian Buruma është Profesor i Demokracisë, i të Drejtave të Njeriut, dhe Gazetarisë në Universitetin Bard. Ai është autor i librave të shumtë, duke përfshirë edhe Vrasje në Amsterdam: Vdekja e Theo Van Gogh, Limitet e tolerancës dhe viti zero: një histori e vitit 1945.

New York– Në vitin 1938, Aurel Kolnai, një filozof hungarez me origjinë hebre i detyruar të jetonte në mërgim, publikoi librin e tij më të famshëm, Lufta kundër Perëndimit, një investigim idesh përforcuese të nacionalsocializmit. Kolnai duket se ka lexuar çdo traktat- pjesa më e madhe e të cilëve të shkruar nga mendimtarë të dobët- të cilët lavdëronin ushtarakët, vetësakrificën, virtytet e gjakut të Tokës së Heronjve, mallkonin materialistët, liberal-demokratët, dhe shoqëritë borgjeze në Tokat e Tregtarëve (kjo nënkupton Perëndimin).

Toka e Heronjve ishte Gjermania Naziste, dhe Perëndimi i degjeneruar nga paratë e Hebrenjve dhe kozmopolitanizmi i dëmshëm, përfaqësohej nga SHBA dhe Britania. Duhet të ndaje të njëjtin gjak për te qenë pjesë e heroike e Popullit Gjerman, ndërsa shtetësia në botën Anglo-Saksone ishte e hapur ngaj emigrantëve të cilët pranonin të vepronin në përputhje me ligjin. Kjo ide e dy modeleve të dallueshme të shtetësive kthehet prapa të paktën sa i përket fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur Kaizeri Gjerman Vilhelm II vështroi me të vërtetë me përbuzje dhe si shoqëri bastarde Britaninë, Amerikën dhe Francën, duke përdorur shprehjen e tij ‘të Çifutizuar.’

‘Perëndimi’ e fitoi luftën, të paktën në gjysmën përëndimore të Europës; Bashkimi Sovjetik fitoi në pjesën lindore. Në vend që të ndëshkoheshin, ish-armiqtë u edukuan- përmes programeve politike dhe kulturore, të subvencionuara në mënyrë të pasur me para amerikane, për të qenë si vetë ata.

Në të njejtën  kohë, Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e Britanisë ngritën një rend të ri ndërkombëtar pas vitit 1945, të bazuar në tregun e lirë, institucione mbikombëtare, si dhe të paktën në teori, promovimin e demokracisë liberale.

Lufta e ideve nuk kishte mbaruar ende. Sërish, idetë liberale, ndërnacionalizmi dhe hapja me emigrantët ishin nën zjarr. Vetëm pjesa e parëndësishme e përkrahu Nacionalsocializmin (megjithëse edhe ata po bëheshin më të dukshëm). Armiqësia zyrtare kundër pakicave kulturore ose fetare u kthye në urrejtjen e elitave kozmopolitane.

Ekziston të paktën një provë për pozicionin aktual të njerëzve: pikëpamja e tyre mbi filantropin dhe investuesin ndërkombëtar George Soros. Ashtu si Kolnai, Sorosi është një hebre i lindur në Hungari i cili e ka kaluar jetën në Britani dhe SH.B.A. Pas rënies së perandorisë Sovjetike në fund të viteve ’80-të, Soros ka bërë pak a shumë ato që kanë bërë edhe agjencitë qeveritare amerikane pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka shpenzuar një pjesë të mirë të pasurisë personale në promovimin e vlerave liberal-demokrate në ish-vendet komuniste. Një prej përfituesve më të mëdhenj të bujarisë së tij është Kryeministri aktual i Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka kryer studimet në Oxford, me një bursë të Soros-it.

Tani, duke kafshuar dorën e cila e ushqeu atë, Orban e ka quajtur së fundmi ‘perandorinë ndërkufitare’ të Soros-it si një kërcënim vicioz për identitetin kombëtar të Hungarisë. Sipas tij, Soros është një ‘grabitqar’ i mbështetur nga një masë e madhe parash. Orban është një avokat i flaktë i ‘demokracisë joliberale’, siç janë edhe autokratët e tjerë të zgjedhur në ish-vendet përkrahëse Sovjetike. ‘Në çdo vend, kërkohet zëvendësimi i Soros-it,’ ka deklaruar ai në muajin dhjetor.

Orban ka të drejtë vetëm për pak vende. Lideri i partisë qeverisëse në Poloni, Jarosław Kaczyński, beson se grupet që mbështesin Sorosin kërkojnë ‘shoqëri pa identitet.’ Liviu Dragnea, i cili drejton partinë në pushtet në Rumani, shkon më tej duke thënë se Sorosi ‘ka financuar të keqen.’ Në fakt Soros në Rumani po financon programe edukimi, bursa ndërkombëtare, dhe OJQ të cilat ndhmojnë në pastrimin e mjedisit.

Në të vërtetë, Soros mund të përshkruhet si personifikim i ‘Perëndimit’ që rrëfen Kolnai. Ai është gjithçka që nacionalistët dhe anti-semitët urrejnë: i pasur, kozmopolit, hebre, dhe një liberal, i devotshëm ndaj Karl Popper (një tjetër austro-hungarez me origjinë hebre) dhe konceptit të tij mbi shoqërinë e hapur.

Kur armiqtë e shoqërisë së hapur kërcënuan Europën gjatë vitit 1930-të, kishte të paktën një model të fuqishëm në Britani, dhe sidomos SHBA, të përkrahur nga Marrëveshja e Re e Franklin. D Roosevelt. Viktimat e totalitarizmit kontinental evropian kishin ende mundësi të emigronin në atë ‘Perëndim’ gjithashtu edhe ata të cilët nuk e dinin se fashistët dhe nazistët kishin armiq të frikshëm në Londër e Uashington.

Tani ne jetojmë në një botë krejt ndryshe. Britania i ka kthyer shpinën Europës, duke refuzuar ndërnacionalizmin evropian, dhe duke thithur helmin nga politikanë të cilët mendojnë se procesi i emigrimit është një kërcënim ekzistencial për identitetin kombëtar. Pastaj kemi zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA, të cilin Orban e cilësoi si një mundësi të re- ‘një dhuratë’- për Hungarinë. Në të vërtetë, gjatë fushatës së Trump, Soros u përshkrua si një komplotist i ulët kozmopolit e propagandues.

Pikëpamjet e Trump mbi procesin e emigrimit- këta të ardhur ‘përdhunues’ e ‘terroristë’- kanë krijuar një kriter të madh moral të armiqve të Perëndimit. Sllogani i tij ‘së pari Amerika’, Islamofobia, mbështetja ndaj torturave, sulmet në mediat kryesore, po përdoren nga anti-liberalët dhe autokratët kudo në botë për të justifikuar mbylljen e kufijve të tyre dhe duke përplasur ‘armiqtë e popullit’- edhe me forcë nëse duhet.

Në këtë klimë politike, modeli i kundërt i shoqërisë së mbyllur është përçmues. Perëndimi, sipas përkufizimit të Kolnait, përballet në të vërtetë me kërcënimin ekzistues, jo prej emigrantëve, Islamit apo OJQ-ve të financuara nga Soros. Armiqtë më të rrezikshëm të Perëndimit janë njerëz të cilët pretendojnë se po e mbrojnë atë, si Orban, Marine Le Pen e Francës, Geert Wilders i Hollandës, Kaczynski dhe Trump.

Megjithatë, ka ende një shpresë në Europë që mund të habisë Kolnain, i cili publikoi librin e vet në të njëjtin vit që trupat ushtarake të Hitlerit marshuan drejt Austrisë dhe Çekosllovakisë. Kancelarja Gjermane Angela Merkel, mund të bërë gabime serioze e të dukshme në mënyrën sesi BE trajtoi Greqinë, por gjithashtu ajo ka qenë kampionia më e vendosur e ideve liberal-demokrate. Na ngelet vetëm të shpresojmë se Gjermania, ish-Toka e Heronjve, do të rezistojë në luftën e fundit kundër Perëndimit.

Please follow and like us: