Adea Pula: Ti po vazhdon të më kërkosh mua në çdo femër
Është një nga femrat më joshëse të showbizit shqiptar, e këtë na e tregon çdo ditë me fotot e publikuara në rrjetet sociale. Po flasim për Adea Pulën, bukuroshen seksi që më herët e kemi parë edhe në rolin e këngëtares. E tërhequr përkohësisht nga tregu muzikor, Adea nuk nguron të provokojë dhe të ngacmojë kureshtjen e fansave nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale. I fundit ka qenë mjaft specifik.
Ndërsa publikon një foto ku nxjerr në hap fundshpinën, Adea Pula shkruan pranë saj, “Ti po vazhdon të më kërkosh mua në çdo femër”. Edhe pse këngëtarja nuk e ka zbuluar emrin e personit që i referonte këtë status, është mjaft e qartë që bëhet fjalë për një ish të dashur që e ka humbur bukuroshen. Sidoqoftë, kujtojmë se gjatë vitit të shkuar këngëtarja është përfolur për një histori dashurie me Jon Gjebrean, djalin e moderatorit të famshëm Ardit Gjebrea. Ndoshta statusi shkon pikërisht për Jonin, megjithatë duhet të theksojmë se as ai dhe as Adea nuk e kanë konfirmuar romancën apo një flirt mes tyre.