Çfarë mund të bëni falas me Messsenger, që ju nuk i dini
Më shumë se 900 milionë njerëz përdorin Messenger, produktin e bisedave të Facebook, çdo muaj.
Për ti bërë njerëzit që të kthehen sërish, kompania ka shtuar aftësitë e Messenger, duke e kthyer atë në një platformë që është zgjeruar më shumë se thjesht një platformë bisede.
këtu është gjithçka që duhet të dini për ta bërë Messenger sa më të dobishëm të jetë e mundur:
– Gjëja e parë: nëse ju doni të bojkotoni aplikacionin kryesor Facebook po doni të përdorni ende Messenger, është e mundur që të krijoni një llogari duke përdorur vetëm numrin tuaj të telefonit. Thjesht shkarkoni aplikacioni ose shkoni në Messenger.com për tu regjistruar
– Në mënyrë të ngjashme ju mund të hyni në Messenger në desktop pa qenë nevoja të shkoni në Facebook.com.
– Kontrolloni Messenger.com. Ju mund të merrni të gjitha përfitimet e Chat pa ndonjë rrëmujë.
– Edhe pse Messenger ka qenë tradicionalisht vetëm për biseda me miqtë, Facebook kohët e fundit ka lejuar bizneset të fillojnë të krijojnë Chatbots. Ju mund të bëni gjëra të tilla si të porosisni lule, të merrni përditësime të lajmeve, ose të kontrolloni statusin e fluturimit tuaj- gjithçka përmes Messenger.
– Ju mundeni gjithashtu të shpërndani vendndodhjen tuaj.
– Ju mund të integroni gjithashtu dhe shumë mini-aplikacione brenda Messenger- si Dropbox ose Bitmoji duke shtypur tre pika në cep të bisedës.
– Janë gjithashtu dhe dy lojëra që mund të luani brenda Messenger pa qenë nevoja e një aplikacioni. Provoni t’i dërgoni dikujt një emoji basketbolli. Ose provoni të shkruani “@fbchess” për të luajtur pak shah.
– Një tjetër tipar interesant është të rregulloni bisedat tuaja. Ju mund të ndryshoni ngjyrën e bisedave, të vendosni një emoji të zakonshëm, dhe ti vendosni njerëzve ose grupeve pseudonime.
– Ju mund të dërgoni edhe para nëpërmjet Messenger. Facebook nuk merr asnjë pagesë për këtë shërbim.
– Biseda me video është gjithashtu falas.
– Ju mundeni gjithashtu dhe të bëni telefonata në grup deri në 50 persona.
– Nëse nuk doni të shkruani dhe as të bëni telefonata ose video ju mund të dërgoni mesazhe zanore.
– Ndoshta ju dëshironi të bisedoni me dikë që nuk e keni mik në Facebook. Ju mund ti dërgoni atij një kërkesë për mesazh.
– Nëse keni nevojë të shpërqendroheni pak ose nëse dikush po ju dërgon shumë mesazhe ju mundeni të heshtni një bisedë.
– Ju mundeni gjithashtu ti jepni Messenger qasje në kamerën tuaj kështu ai automatikisht do i dërgojë atyre fotot që ju i bëni atyre. Për ta aktivizuar, shkoni te cilësimet dhe aktivizoni “Photo Magic”.