Albspirit

Media/News/Publishing

Danezët ftojnë bashkatdhetarët: Të bëjmë seks për ta shpëtuar atdheun

Një spot i ri u bën thirrje çifteve në Danimarkë që të bëjnë sa më shumë seks, pasi vendi po vuan problemin e rënies së popullsisë. Spoti, që titullohet “Bëjeni për Danimarkën”, u bën thirrje çifteve që të udhëtojnë jashtë vendit, pasi në pushime bëhet më shumë seks. Në video thuhet se 10 përqind e fëmijëve ngjizen gjatë kohës që çiftet janë jashtë vendit. “A mund ta shpëtojë seksi të ardhmen e Danimarkës” thuhet në reklamë. Producentët theksojnë se numri i lindjeve në vend është më i ulëti në 27 vite. Po ashtu, nuk po lindin aq fëmijë sa të mbështesin popullatën e plakur. Në reklamë theksohet se danezët bëjnë 46 përqind më shumë seks kur janë me pushime, sesa në jetën e përditshme.

 

Please follow and like us: