Albspirit

Media/News/Publishing

Dashnorët më të mirë sipas profesioneve

Rezultatet e një hulumtimi të botuar në revistën “Psikologia e Salute”, tregojnë që avokatët, mjekët, psikologët, gjithmonë kujdesen ta kënaqin partneren, ndërsa politikanët kujdesen vetëm për kënaqësinë e vet.

Menaxherët dhe drejtorët
Menaxherët dhe drejtorët janë të mësuar t’i kontrollojnë punëtorët në vendin e punës dhe shpesh e shpenzojnë energjinë në punë. Si pasojë te ta ndodh humbja e lidhjes emocionale në jetën dashurore. Seksin shumë shpesh “e bëjnë” vetëm fizikisht.

Politikanët dhe personat publik
Politikanët dhe personat publik shpesh i ndërrojnë partnerët seksualë. Bëjnë seks të shpejtë, sipërfaqësor dhe të pakoncentruar. Në rend të parë, përpiqen të kënaqin veten, ndërsa për kënaqësinë e dyanshme nuk çajnë kokën shumë.

Avokatët, mjekët, psikologët
Nëse kërkoni një ëndërrimtar të pasionuar, dashnor të përkryer, dikë që urren rutinën e përditshme, e gjeni te mashkulli me njërin nga këto profesione. Avokatët, mjekët, psikologët sipas natyrës janë njerëz të kujdesshëm dhe atë karakteristikë të tyre e praktikojnë edhe në jetën e tyre seksuale. Meqë janë të kujdesshëm, ata pothuajse kurrë nuk e marrin të parët iniciativën në shtrat dhe shumë shpesh çështje parësore kanë që ta kënaqin palën tjetër.

Ushtarët, sportistët
Ushtarët dhe sportistët shumë lehtë lidhen emocionalisht, janë besnik dhe të përkushtuar. Mungesën e seksit relativisht e përballojnë mirë. Në seks dëshirojnë të kenë temp dhe kënaqësi të dyanshme.

Artistët
Artistët i tmerrohen seksit të zakonshëm. Ata kërkojnë lidhje emocionale dhe të shumtën e herëve nuk gjejnë atë që krijon hulumtim të përjetshëm me personin e mendimit të njëjtë dhe “kalojnë” nga lidhja në lidhje.

Please follow and like us: