Dokumenti/ Manipulatori i Çështjes së Çamërisë, Festim Lato është dënuar për vjedhje
Pas publikimit të dokumentit grek që botoi ditën e djeshme gazeta InfoPress, ku tregon se kryeministri i Republikës fantazmë të Çamërisë, Resul Piro ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike, sot sjell ekskluzivisht një dokument tjetër që vërtetohen se Lato ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1993 edhe nga Gjykata e Vlorës.
Dje Gazeta InfoPress ka botuar dokumentin grek ku vërtetohet se ministri i mbrojtjes i Republikës Fantazmë të Çamërisë, Resul Piro ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike si dhe në dhjetor 2016 i është hapur një proces gjyqësor për përvetësimin e rreth 500 mijë metra tokë në Ksamil.
Ndërsa sot, përsëri Gazeta InfoPress, sjell dokumentin origjinal ku vërtetohet se kryeministri i Republikës fantazmë Festim Lato ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1993 nga Gjykata e Vlorës.
Pas denoncimeve të këtyre dokumenteve çdo shqiptar duhet të ngrejë pyetjen përse këta njerëz të dënuar për drogë dhe vjedhje po përfaqësojnë çështjen e Çamërisë?
Mos vallë këta njerëz janë dorë e fshehtë e sigurimit të Greqisë për të prishur imazhin e shqiptarëve dhe të çështjes së Çamërisë?
Çfarë arsimi këta?
Pra, ne duhet ta themi dhe ta mbrojmë të vërtetën sa do e hidhur që të jetë që shqiptarët të ecin përpara dhe jo pas.
Gazeta InfoPress