Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima: Rama po na godet në mënyrë çnjerëzore

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka sulmuar direkt kryeministrin Edi Rama. Kokëdhima deklaron se lidershipi i PS-së i trajton mizorisht qytetarët. Nga Shkodra, drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja” denoncoi aktet burracake të goditjes pa mëshirë e në mënyrë çnjerëzore të socialistëve të thjeshtë, që duan reformimin dhe demokratizimin e PS-së.

Ja çfarë shkruan Kokëdhima:

Lidershipi i PS-së i trajton mizorisht qytetarët. Edhe gjatë bashkëbisedimit me socialistët dhe mbështetësit e lëvizjes “Zgjidhja” në Shkodër denoncova aktet burracake të goditjes pa mëshirë e në mënyrë çnjerëzore të socialistëve të thjeshtë që duan reformimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste dhe të qeverisjes së vendit. Represioni qeveritar tregon se lidershipi i Partisë Socialiste s’ka asnjë lidhje me kulturën e ligjit, të lirisë dhe të shtetit të së drejtës. Ky lidership jo vetëm nuk respekton të drejtat elementare të qytetarëve të këtij vendi, por i trajton mizorisht ata.

Please follow and like us: