Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i Lëvizjes BESA pas takimit me Hahn: Eurokomisioneri mbështet qeverinë, por ja çfarë na ka kërkuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, flet për takimin me eurokomisionerin për zgjerim Johannes Hahn. Në një deklaratë me gazetarët, Kasami ka deklaruar se Hahn ka shprehur mbështetjen e tij për qeverinë e formuar nga shumica aktuale prej 67 deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

“Hahn ka kërkuar nga ne që të shikojmë kah e ardhmja për shtetin, më shumë se që të mendojmë për veten. Hahn tha se ka fuqi të jashtme që kërkojnë destabilizimin e vendit dhe krijimin e krizës ndëretnike. Hahn e mbështet qeverinë e re që do të burojë nga shumica aktuale në Maqedoni, e krijuar nga mbështetja e 67 deputetëve”, deklaroi Kasami.

Please follow and like us: