Kryen marrëdhënie seksuale pa u larë, dënohet me burg bariu
Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në shtetin fqinj Italinë, ku një bari është dënuar me burg, pasi kryente marrëdhënie seksuale me gruan i palarë. Ka qenë bashkëshortja e tij Lucia G., ajo qe denoncoi në polici burrin e saj, duke thënë se, “kur ai kthehej në shtëpi pasi kishte kullotur delet dhe pa bërë dush kërkonte të kryenim marrëdhënie seksuale”. Lucia G. thotë se e mori këtë vendim ngaqë nuk mundi të duronte më papastërtinë dhe imponimin e të shoqit, dhe u detyrua ta denonconte atë në polici.
Ngjarja ka ndodhur në Genova të Italisë, ku gjykata vendosi të dënojë bariun me dy vjet e gjashtë muaj burg për dhunë seksuale. Sipas mediave italiane, bariu rezulton të jetë dënuar edhe në vitin 2007 për të njëjtën akuzë, por më pas ai është liruar, me kusht që të lahej përpara se të kryente marrëdhënie intime me bashkëshorten.
Por mesa duket bariu nuk e kishte shumë “qejf” ujin dhe ka vijuar të veprojë njëlloj. Përpos kësaj, ai e detyronte bashkëshorten të kryente marrëdhënie seksuale duke i lidhur duart, çka e vendos atë nën akuzë për përdhunim.