Letrat e ndaluara të presidentit Harding
Flasin për “puthje dhe përkëdheli pasionante” të shkëmbyera në kabinën e një anije. Rrëfejnë për një dashuri “të çmendur, të nxehtë, të devotshme, përvëluese, të egër, të panginjshme, xheloze e plot zemërim”, “një zjarr që ndez dhe konsumon”.
Janë letra plot pasion, të mbushura me fantazi seksuale dhe aludime për takime të vërtetë dashurie, përvëlues dhe entuziastë. Ka shkruajtur me qindra, ndonjëherë të gjata deri 30 faqe, presidenti i 29 i SHBA, Warren G. Harding, mes viteve 1905 dhe 1914, në kohën kur ishte i martuar dhe tashmë një figurë publike e rëndësishme, zëvendës guvernator i Ohajos dhe më pas senator i Nju Jorkut. Objekt i dëshirave të tij, një grua me një bukuri të mahnitshme, Carrie Fulton Phillips, 8 vjet më e re. Edhe ajo e martuar me njërin prej miqve të tij.
Një shekull më vonë, 50 vite pasi iu dhurua Librarisë së Kongresit, e gjithë korrespondenca e Harding, me pothuajse 900 faqe do të bëhet publike në internet në 29 korrik, duke ofruar një pamje të jashtëzakonshme të jetës private të një presidenti republikan, i cili nuk ka lënë gjurmë domethënëse në historinë e SHBA, përveç skandalit ku Sekretari i tij i Thesarit u akuzua për korrupsion.
Që disa vite më parë, përmbajtja e disa letrave ishte bërë publike, kur u zbuluan disa mikrofilma nga një historian në arkivin e Ohaios dhe u botuan nën jë libër pak të njohur. Por nëse këto janë pritshmëritë, publikimet integralë premtojnë disa detaje vërtetë skandalozë. Mendimet të çojnë tek dashuriçkat e John Kennedyt apo bëmat në Shtëpinë e Bardhë të Bill Clintonit dhe Monika Levinskit. Natyrisht, kur u fut në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1921, Harding e kishte mbyllur prej kohësh historinë e dashurisë me zonjën Carrie. Por kishte rrezikuar shumë më tepër, duke organizuar udhëtime të fshehtë me të dashurën në Gjermani, Angli apo Kanada, apo fundjava klandestine në Nju Jork. Por, asgjë nuk e pengoi kandidimin e tij për president. E të mendosh që të gjorit Gary Hart, në vitin 1988 i mjaftoi një xhiro me varkë me modelen Donna Rice, për të parë të hidhej në erë kandidimi i sigurtë në emër të demokratëve.